Shpërbërja e lëvizjes Vafaku Kombëtar, shkelje e lirive në Bahrejn
(last modified Tue, 19 Jul 2016 07:44:51 GMT )
Korrik 19, 2016 09:44 Europe/Tirane
  • Shpërbërja e lëvizjes Vafaku Kombëtar, shkelje e lirive në Bahrejn

Sekretari i përgjithshëm i OKB pasi dënoi vendimin e regjimit Al Khalifa për shpërbërjen e lëvizjes Vafaku Kombëtar, atë e quajti shkelje e lirive civile në vend.

Në deklaratën e lëshuar dje nga Ban Ki Moon sekretari i përgjithshëm i OKB, urdhëri për shpërbërjen e lëvizjes Vafaku Kombëtar në Bahrejn, i dhënë nga regjimi Al Khalifa i këtij vendi, është cilësuar shkelje e të drejtave për të protestuar dhe shkelje e lirisë së shprehjes. Në këtë deklaratë të sekretarit të përgjithshëm të OKB thuhet se, shpërbërja e lëvizjes Vafaku Kombëtar, shtypja e aktivistëve politikë dhe e sheik Isa Kasem klerikut të njohur fetar në Bahrejn, krijon mundësinë për shtimin e  tensioneve në vend. Ndërsa zv/sekretari i përgjithshëm i organizatës Vafak të Bahrejnit theksoi se vendimi i regjimit Al Khalifa për shpërbërjen e organizatës opozitare Vafak, tregon politikën diktatoriale që sundon në Bahrejn. Faqja informative "Mar'atul-Bahrejn" njoftoi se Shejkh Husein Dejhi, zv/sekretari i përgjithshëm i organizatës opozitare Vefak të Bahrejnit, në reagim ndaj vendimit për shpërndarjen e organizatës opozitare Vafak të Bahrejnit, deklaroi se ky vendim tregon mendimin dhe politikën diktatoriale që sundon në këtë vend dhe dëshmon qartë mungesën e sundimit të ligjit dhe pozitën e dobët të institucioneve ligjore në vend. Shejkh Husein Dejhi shtoi se pretendimet e regjimit Al Khalifa nuk kanë arsyetim ligjor dhe as politikë për shpërndarjen e organizatës opozitare Vafak, sidomos kur merret parasysh fakti se ky subjekt politik ka marrë 64 % të votave të qytetarëve të Bahrejnit në zgjedhjet e vitit 2006 dhe 2010 dhe në këtë mënyrë përfaqëson shumicën e qytetarëve të këtij vendi. Vlen të theksohet se Gjykata e regjimit Al Khalifa në Bahrejn të dielën ka lëshuar vendimin përfundimtar për shpërndarjen e organizatës politike opozitare Vafak Meli të Bahrejnit dhe për konfiskimin e pasurisë së saj.

Tags