Turqia vazhdon arrestimet me gjithë parlajmërimet e perëndimit
(last modified Tue, 19 Jul 2016 19:22:31 GMT )
Korrik 19, 2016 21:22 Europe/Tirane
  • Turqia vazhdon arrestimet me gjithë parlajmërimet e perëndimit

Në Turqi vazhdon vala e shkarkimeve dhe heqjes nga puna të personave që dyshohen për lidhje me Fataullah Gylen.

Dallga e shkarkimeve në Turqi ka vazhduar me pezullimin e 15.200 arsimtarëve të dyshuar për lidhje me klerikun Fetullah Gulen. Bordi i Arsimit të Lartë ka urdhëruar gjithashtu largimin e 1.500 dekanëve, e raportuar kjo nga media shtetërore, që citon burime pranë Ministrisë së Arsimit. Pak përpara këtij vendimi, kryeministri Binali Yildirim ishte zotuar t’i zhduke nga rrënjët mbështetësit e dijetarit islamik, që jeton prej vitesh në mërgim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ish-aleati i Recep Tayyip Erdoganit mohon çdo përfshirje, por akuzat e përfshirjes së tij në grushtin e dështuar të shtetit kanë qenë të hapura. Përpara se fshesa e autoriteteve turke të binte mbi arsimin, shënjestra e saj u bë ushtria dhe policia, ku u shkarkuan e arrestuan me mijëra vetë. Në ndëshkimin e komplotistëve, presidenti turk duket i gatshëm të rikthejë deri edhe dënimin me vdekje, pavarësisht paralajmërimeve të prera të ndërkombëtarëve. Presidenti Rexhep Taip Erdogan, ka deklaruar se rikthimi i dënimit me vdekje do të ketë miratimin e tij në rast se parlamenti do të votojë pro, pavarësisht presionit të shteteve perëndimore. Kjo çështje pritet të diskutohet shumë shpejt nga ligjvënësit e më pas do të kalojë për votim. Më herët BE-ja e bëri të qartë se rikthimi i dënimit kapital do të përkthehet në ndërprerje të procesit të anëtarësimit për Turqinë. Pavarësisht presionit të shteteve perëndimore, të cilat u shprehën kundër rikthimit të dënimit me vdekje në Turqi, Presidenti Rexhep Taip Erdogan, ka deklaruar se ligji do të ketë mbështetjen e tij në rast se parlamenti do të votojë pro. Ai u shpreh se ligjvënësit do të zhvillojnë shumë shpejt një debat për këtë cështje në sallën e kuvendit, ku do të shpalosin edhe qëndrimet e tyre. Erdogan shprehu bindjen se deputetët do të marrin vendimin më të mirë për të ardhmen e vendit. “Çështja e rikthimit me vdekje do të diskutohet në Parlament. Personat organizuan grushtin e shtetit goditën demokracinë ndaj pres që parlamenti të marrë vendimin më të mirë. Si autoritetet aprovues, mund të them se do t’a pranoj rikthimin e dënimit me vdekje në rast se deputetët do të votojnë pro”, tha Erdogan. Një ditë më parë, BE-ja dhe Gjermania theksuan se rivendosja e dënimit me vdekje në Turqi do të ndërpresë automatikisht procesin e anëtarësimit të vendit në union. Qëndrimi i Bashkimit Europian u përcoll nga shefja e diplomacisë së bllokut, Federica Mogherini, ndërkohë që për Gjermaninë u prononcua zëdhënësi i kancelares Angela Merkel. Dënimi me vdekje në Turqi ka qënë aktiv deri në vitin 2004, por u shfyuqizua pas parlamenti ratifikoi protokollin numër 13 të Konventës Europianë për të Drejtat e Njeriut. Erdogan ka deklaruar se dënimi kapital mund të shërbejë për t’i dhënë dënimin e merituar ushtarëve dhe personave të tjerë që tentuan të rrëzojnë qeverinë përmes një grushti shteti. Turqia ka kërkuar formalisht ekstradimin e klerikut Fetullah Gulen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Njoftimin e dha kryeministri turk ditën e sotme teksa qeveria po zgjeron ndjeshëm spastrimin e vendit nga të dyshuarit për pjesëmarrjen në grushtin e shtetit ditën e premte. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan fajëson Gulen-in, rivalin e tij për një kohë të gjatë, si truri i gushtit të shtetit të metur në tentativë nga i cili mbetën 232 të vdekur dhe u arrestuan shumë të tjerë. Përveç kësaj edhe të larguarit nga puna kanë qenë të shumtë. Erdogan tha për CNN në një intervistë ekskluzive të hënën se kërkesa për ekstradimin do të vinte shumë shpejt. Kryeministri turk Binali Yildirim bëri njoftimin e kërkesës për ekstradim në parlament të martën duke iu referuar Gulen si “udhëheqës terrorist”. Kleriku mysliman, që jeton në mërgim në Pensilvani, ka mohuar çdo përfshirje.

Tags