Brukseli i irrituar nga Londra
(last modified Sat, 23 Jul 2016 08:21:30 GMT )
Korrik 23, 2016 10:21 Europe/Tirane
  • Brukseli i irrituar nga Londra

Ditëve të fundit funksionarët e Bashkimit Evropian janë irrituar në masë të madhe nga Londra.

Ky irritim dhe kjo pakënaqësi është treguar në mënyrë të hapur në qëndrimet e liderëve të Evropës së Bashkuar. Edhe pse pas votës së qytetarëve anglezë në referendum pro daljes së Anglisë nga Bashkimi Evropian nuk ka mbetur kurrfarë mundësie për të mbetur ky vend akoma në BE, mirëpo funksionarët e Anglisë ende po vetëpërmbahen nga deklarimi zyrtar i kësaj çështje. Deklaratat e fundit të ministrit të mbrojtjes së Anglisë në një mënyrë konsiderohen një zhgënjim i madh për liderët e BE. Maikëll Falon, ministri i mbrojtjes së Anglisë, në lidhje me këtë deklaroi: "Ende është herët të flitet rreth kohës së nënshkrimit dhe zbatimit të traktatit 50 dhe rreth asaj se sa kohë do të ketë nevojë derisa të përgatitet strategjia e duhur për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Ende është herët që të flasim për një afat kohor të saktë në lidhje me këtë çështje. Ende nuk ka shumë kohë që është formuar qeveria e re. Aktualisht po formohet një strategji negociuese dhe në kohën kur ajo të finalizohet, menjëherë do të fillojë procesi". Këtu sfida mes Londrës dhe Brukselit rreth kohës për zyrtarizmin e largimit të Anglisë nga BE, ka hyrë në një fazë të re, sidomos pasi funksionarët e BE janë duke hartuar marrëdhëniet e tyre me Londrën pas largimit të Anglisë nga Bashkimi Evropian. Siç duket edhe prania e Boris Xhonson në postin e ministrit të punëve të jashtme të Anglisë, gjithashtu nuk ka arritur të ushtrojë ndonjë ndikim pozitiv në lidhje me këtë çështje. Boris Xhonson konsiderohet një prej përkrahësve të largimit të Anglisë nga Bashkimi Evropian. Sidoqoftë sfida mes Brukselit dhe Londrës pas Brexit-tit po zgjerohet për çdo ditë e më shumë. Shumë analistë besojnë se ky sfidë në rrethanat më të mira të mundshme, do të vazhdojë të paktën deri në fund të vitit 2016. Aktualisht funksionarët e BE duken të humbur në mesin e emrave si Theresa May, Boris Xhonson dhe Maikëll Falon. Nga deklaratat e funksionarëve anglezë në lidhje me këtë çështje në përgjithësi mund të arrihet ky përfundim se ata gjatë muajve të ardhshëm dhe gjatë negociatave me Bashkimin Evropian për hartimin e marrëdhënieve të reja reciproke, kërkojnë privilegje të veçanta. Kjo është në kohën kur opinioni publik i Evropës dhe gati të gjithë politikanët evropianë pas Brexit-tit, në asnjë mënyrë nuk dëshirojnë t'i japin privilegje të reja Londrës. Në fund mund të vërehet se ende vazhdon loja psikologjike e anglezëve me Bashkimin Evropian. BE përgjatë dy viteve ishte i preokupuar me çështjen e referendumit për daljen e Anglisë nga BE, ndërsa aktualisht po përballet me pasojat e këtij referendumi dhe me lojën e veçantë të Anglisë në lidhje me këtë çështje. Prandaj plotësisht mund të kuptohet nervozizmi i funksionarëve gjermanë dhe francezë ndaj Londrës!

Tags