Përkeqësohet gjendja fizike e sheik Zekzaki
(last modified Tue, 26 Jul 2016 07:33:28 GMT )
Korrik 26, 2016 09:33 Europe/Tirane
  • Përkeqësohet gjendja fizike e sheik Zekzaki

Vajza e sheik Zekzaki, liderit të lëvizjes islamike në Nigeri, njoftoi përkeqësimin e gjendjes fizike të këtij kleriku të njohur nigerian.

Sheik Zekzaki 7 muaj më parë u plagos në një sulm të ushtrisë ndaj shtëpisë së tij dhe ndaj një xhamie të shiitëve në qyteti Zaria në veri të Nigerisë. Ushtria nigeriane atë e plagosi rëndë dhe gjatë kësaj ngjarjeje humbën jetën 347 persona mes tyre 3 djemtë e Zekzakit. Sahila Zekzaki, vajza e sheik Zekzaki e cila më herët ishte arrestuar së bashku me të atij e saj, në një intervistë dhënë kanalit Press Tv ka thënë se babai i saj ndodhet në gjendje të rëndë fizike për shkak të plagëve të marrë dhe për shkak të torturave të vazhdueshme që ushtrohen ndaj tij. Lëvizja islamike e Nigerisë thotë se pengesat e krijuara për dhënien e ndihmës mjekësore për sheik Zekzakin është kulmi i padrejtësisë, sidomos në kohën kur ai mbahet i burgosur pa asnjë akuzë dhe pa asnjë proces gjyqësor. Kjo lëvizje theksoi se pengesat e krijuara për dhënien e ndihmës mjekësore për sheik Zekzaki tregon qëllimet e caktuara të qeverisë së Nigerisë.

 

 

Tags