29 të plagosur në New York
(last modified Sun, 18 Sep 2016 05:43:29 GMT )
Shtator 18, 2016 07:43 Europe/Tirane
  • 29 të plagosur në New York

Të paktën 29 persona janë plagosur në një shpërthim në lagjen Chelsea të New York City.

Shpërthimi ndodhi në orët e vona të së shtunës, ndërsa shkaqet mbeten ende të paqarta. Kryetari i New York-ut, Bill de Blasio e përshkroi shpërthimin si “të qëllimshëm”, por tha se nuk ka pasur lidhje të njohura terroriste. Disa zyrtarët i thanë medias së një pajisje e dyshimtë u gjet pak metra nga vendi i shpërthimit. Asnjë prej të plagosurve nuk rrezikohet për jetën. Një zyrtar i zbatimit të ligjit i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se pajisja që u gjet në Chelsea ishte një tenxhere me presion, e cila kishte te pajisur instalime elektrike dhe një telefon celular. Chelsea është ndër lagjet më në modë të Manhattan me bare dhe restorante, të cilët zakonisht në fund javë  janë të mbushur me njerëz.

 

Tags