Janar 03, 2024 16:22 Europe/Tirane
  • Shkon në 95 numri i të vrarëve dhe 211 i të plagosurve nga shpërthimet terroriste në Kerman

Në ora 14:45 minuta sot (të mërkurën) pasdite, në kuadër të një operacioni terrorist në rrugën e varrezave të dëshmorëve të Kermanit dhe në mesin e turmave të njerëzve që kishin shkuar për të shprehë nderime pranë varrit të gjeneral Kasim Sulejmani, kanë ndodhur dy shpërthime terroriste ku si pasojë e të cilëve janë vrarë 95 persona dhe janë plagosur 211 të tjerë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se shpërthimi i parë ka ndodhur 700 metra larg varrit të martir Kasem Sulejmani ndërsa shpërthimi i dytë ka ndodhur 1 kilometër larg tij dhe jashtë rrugës së vizitorëve dhe portave të kontrollimit të forcave të sigurisë.

Shefi për çështje të sigurisë së provincës Kerman ka konfirmuar se këto dy shpërthime, ishin shpërthime terroriste.

Drejtori i urgjencës së Kermanit ka deklaruar: "Numri i të vrarëve deri në këtë çast (ora 17:32) sipas orës lokale, ka arritur në 95 persona dhe numri i të plagosurve ka arritur në 211 persona.

Në bazë të raporteve, disa persona të plagosur janë akoma në gjendje kritike dhe ekziston mundësia për rritjen e numrit të viktimave.

Autoritetet provinciale të Kermanit kanë deklaruar se të gjitha ekipet e emergjencës janë mobilizuar me të gjitha kushtet dhe kuadrin e tyre për t'i ofruar ndihmë personave të plagosur. Sipas drejtorit të urgjencës së Kermanit, si pasojë e këtyre shpërthimeve terroriste, janë plagosur dy pjesëtarë të ekipeve të urgjencës dhe një tjetër është vrarë.

Ndërkohë ministri i brendshëm i Iranit në një intervistë televizive ka deklaruar: "Rreth orës 15 pasdite, ka ndodhur shpërthimi i parë dhe kur njerëzit ishin mbledhur për t'i ofruar ndihmë të plagosurve, ka ndodhur shpërthimi i dytë terrorist rreth orës 15:20 dhe shumica e personave të vrarë dhe të plagosur kanë pasuar nga shpërthimi i dytë. Natyrisht, menjëherë pas kësaj ngjarje, janë aktivizuar të gjitha ekipet e emergjencës për transferimin e të plagosurve në spitale".

Ministri i brendshëm i Iranit në vazhdim ka theksuar se situata në qytetin e Kermanit aktualisht është e qetë dhe aktivitetet po vazhdojnë.

Vahedi, ministri i brendshëm i Iranit, gjithashtu ka konfirmuar numrin e personave të vrarë mbi 95 persona dhe ka thënë: "Autoritetet e emergjencës dhe autoritetet e sigurisë kanë marrë masa për t'i ofruar ndihmën e shpejtë personave të plagosur dhe për të hetuar ngjarjen. Megjithatë, ky sulm terrorist i ri dhe i tmerrshëm që ka ndodhur sot, do të shoqërohet me përgjigje të ashpër të forcave të sigurisë, policore dhe ushtarake të Iranit. Autoritetet iraniane të sigurisë gjatë ditëve të mëparshme kanë arritur të neutralizojnë shumë përpjekje të tilla terroriste që ishin planifikuar në ceremoni të ndryshme dhe kanë arrestuar autorët dhe planifikuesit e tyre".

Përgënjeshtrohet vrasja e komandantit të lartë të Gardës Revolucionare në Kerman

Disa llogari izraelite në rrjete sociale pas dy shpërthimeve terroriste që ndodhen në Kerman, kanë pretenduar se gjatë këtyre shpërthimeve është vrarë një prej komandantëve të lartë të Gardës Revolucionare. Mirëpo ndjekja e çështjes dhe raportimet e ndryshme tregojnë se një lajm i tillë është gënjeshtër dhe asnjë prej komandantëve të lartë të Gardës Revolucionare të Iranit në ka qenë në zonën në fjalë kur kanë ndodhur shpërthimet.

Disa burime kanë thënë se gjatë këtyre shpërthimeve terroriste janë vrarë 4 pjesëtarë të policisë dhe forcave të rendit.

 

 

 

 

 

 

Tags