Prill 27, 2024 12:54 Europe/Tirane
  • Deklarata e ushtrisë jemenase për sulmin ndaj dronit amerikan dhe një anije britanike

Zëdhënësi i forcave të armatosura jemenase konfirmoi sulmin e ushtrisë jemenase kundër një droni amerikan MQ-9 në qiellin e Saada dhe kundër një anije britanike të naftës në Detin e Kuq.

Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit, Yahya Saree, përmes një deklarate njoftoi se në mbështetje të popullit palestinez dhe rezistencës së Gazës dhe në përgjigje të agresionit ushtarak të SHBA-së dhe Britanisë kundër Jemenit, ata kanë kryer dy operacione kundër agresorëve. Zëdhënësi i forcave të ushtrisë jemenase njoftoi se ushtria jemenase ka vënë në shënjestër një cisternë britanike të naftës në Detin e Kuq dhe një dron amerikan MQ9 në qiellin e provincës Saada. Gjeneral brigade Yahya Saree gjithashtu vlerësoi dhe falënderoi popullin e Jemenit për mbështetjen e popullit dhe rezistencës palestineze, si dhe për mbështetjen e tyre për operacionet e ushtrisë jemenase kundër regjimit sionist dhe koalicionit agresor të Shteteve të Bashkuara dhe Anglisë.

Tags