May 09, 2024 11:22 Europe/Tirane
  • Gjeneral-lejtnant Kassem Sulejmani
    Gjeneral-lejtnant Kassem Sulejmani

Pars Today- Me rastin e fillimit të Panairit Ndërkombëtar të Librit në Teheran dhe dëshirës së shumë përkthyesve për të përkthyer vepra iraniane në gjuhët e vendeve të tyre, në këtë artikull do të prezantojmë disa libra të njohur për gjeneralin Kassem Sulejmani, heroin e Azisë Perëndimore dhe komandantin e luftës kundër grupit terrorist ISIS.

Gjeneral-lejtnant Kassem Sulejmani (1335-1398), i njohur si "Haj Kassem", ishte ish-komandanti i Forcave Kods dhe i boshtit të rezistencës në Azinë Perëndimore kundër regjimit sionist dhe Shteteve të Bashkuara. Pas shfaqjes së ISIS në Irak dhe Siri, ai ishte i pranishëm në këto zona dhe, në bashkëpunim me qeveritë e këtyre dy vendeve organizoi forcat e popullore, që luftuan kundër grupit të përmendur dhe luajtën një rol të veçantë në shkatërrimin e grupit terrorist ISIS në zonat e pushtuara prej këtij grupi. Mjeshtëria dhe zgjuarsia e tij në zbatimin e taktikave ushtarake dhe në pengimin e realizimit të planeve koloniale ishin të atilla, saqë atij iu dha pseudonimi "Gjenerali i hijes". Më në fund, në moshën 63-vjeçare, gjenerali Sulejmani ra dëshmor mëngjesin e së premtes, më 3 janar 2018 në Irak në një operacion terrorist të kryer nga Amerika. Kjo ngjarje bëri që Irani të lëshonte raketa në bazën Ain al-Asad, bazën kryesore amerikane në Irak dhe më pas të përballej me Amerikën në Azinë Perëndimore. 

Vështrim mbi 12 libra të njohur për heroin popullor të Azisë Perëndimore, gjeneralmajor Kassem Sulejmani:

Nuk kisha frikë nga asgjë

Libri nuk kisha frikë nga asgjë


“Nuk kisha frikë nga asgjë”; Autobiografia e Kassem Sulejmanit 1335 deri 1357 hixhri”, është vepra e parë e botuar nga shtëpia e botimeve “Shkolla Haj Kassem”. Ky libër, i cili është zbukuruar me shënimin e Imam Khameneit, përmban dorëshkrimet personale të dëshmorit Sulejmani nga fëmijëria dhe jeta e tij në fshatin Kanat të qytetit Malek në Kerman e deri në mes të luftës revolucionare në 1957.

Haj Kassemi që unë njihja

Image Libri Haj Kassemi që unë njihja

Libri “Haj Kassemi që unë njihja”, është rrëfimi i miqësisë 40-vjeçare i shkruar nga Saeed Allamian dhe botuar nga "Khat Moghadam". Hoxhatul-Islam Ali Shirazi në librin e tij “Haj Kassemi që unë njihja” ka rrëfyer kujtimet e miqësisë afro dyzetvjeçare me dëshmorin Haj Kassem Sulejmani. Ky libër përbëhet nga 12 kapituj; Kujtimet nisin me periudhën e luftës dhe të qenit një nga forcat e gjeneralit dëshmor Haj Kassem Sulejmani.

Haj Kassemi, miku ynë me fat

Libri Haj Kassemi, miku ynë me fat


“Haj Kassemi, miku ynë me fat” flet për kujtimet e gjeneralit martir Haj Kassem Sulejmani, me ndërthurjen e Malik Ashtarit të historisë në Kuran dhe Hadithe. Libri është shkraur nga Mohammad Mohammadinia dhe Asadullah Mohammadinia, dhe është botuar nga shtëpia e botimit Sabat Akbar (as). Ky libër trajton biografinë e dëshmorit Haj Kassem Sulejmani, flet për Sulejmanin duke u bazuar në fjalët e liderit të Revolucionit Islamik, kujtimet dhe fjalët e gjeneralit, përshkruan Haj Kassemin me fjalët e Sejed Hassan Nasrullah dhe përmend testamentin e dëshmorit Haj Kassem Sulejmani.

Unë jam Kassem Sulejmani

Libri im, unë jam Kassem Sulejmani


"Unë jam Kassem Soleimani" shkruar nga Morteza Shahkaram, botuar nga shtëpia botuese Suraja Mehr. Ky është një libër përmbledhës i 5 drama. Ai u shkrua me qëllim njohjen sa më të mirë të publikut me botëkuptimin dhe ideologjinë e gjeneral dëshmor Haj Kassem Sulejmani dhe plotësimin e përmbajtjes për grupet e reja teatrore në fushën e teatrit dramatik. Libri "Unë jam Kassem Sulejmani" përfshin pesë drama "Inxhinieria e minierës", "Pallati Presidencial", "Ushtari gjeneral ", "I humburi II" dhe drama e shkurtër "Unë jam Kassem Sulejmani".

Na ishte një herë Haxhi Kassem Sulejmani

Koleksioni i librave Na ishte një herë Haj Kassem Sulejmani

" Na ishte një herë Haj Kassem Sulejmani " i shkruar nga Abbas Mirzaei është botuar nga shtëpia botuese Ya Zahra. Koleksioni i librave " Na ishte një herë Haj Kassem Sulejmani " përmban një grup librash që tregojnë se si ai në kushtet më të vështira drejtoi forcat nën komandën e tij në fushën e betejës. Libri i parë i titulluar "Sulm ndaj sulmit" rrëfen kujtimet e shkurtit 1982 deri në maj 1982 nga fjalët e komandantit të atëhershëm të Batalionit 41-të Sarullah. Libri i dytë i titulluar “Beteja e Sejed Xhaberit” rrëfen kujtimet e këtij ushtaraku nga maji deri në korrik 1982.

Zulfiqar

Libri Zulfiqar

"Zulfiqar" është një libër me disa nga kujtimet e Haj Kassem Sulejmanit, komandant i Forcës Kods të IRGC, nga Ali Akbari Mazdabadi nga Botimet Ya Zahra. Në 248 faqe, libri “Zulfiqar” rrëfen për herë të parë kujtime nga periudha e mbrojtjes së shenjtë deri tek betejat e zhvilluara në frontin e rezistencës në Siri dhe Irak. Për herë të parë, rreth 100 faqe të këtij libri i janë kushtuar publikimit të fotografive të papara të gjeneralmajor Sulejmanit.

Lindur në mars

Libri i Lindur në Mars

“Lindur në mars” është një hulumtim mbi kujtimet e miqve dhe bashkëluftëtarëve të dëshmorit Haj Kassem Sulejmani, shkruar nga Ali Akbar Mazdabadi dhe botuar nga shtëpia botuese Ya Zahra. Marsi është konsideruar si "fryma e luftës" dhe "mbrojtësi i paqes". Marsi përfaqësonte të gjitha besimet e njerëzve të lashtë për "luftën dhe paqen". “Lindur në mars” janë kujtimet e miqve, shokëve dhe të afërmve të Haj Kassem Sulejmanit. Këto kujtime janë mbi zhvillimet në Siri dhe Irak dhe vazhdojnë deri në kohën e martirizimit të tij. Libri gjithashtu përshkruan mënyrën e të menduarit të këtij dëshmori të nderuar, i cili është shkruar në formën e një interviste.

Sulejmani i Dashur

Libri Sulejmani i Dashur

"Sulejmani i Dashur" është një libër i shkruar nga "Alame Tahmasabi", "Lila Mousavi" dhe "Mehdi Ghorbani" dhe trajton jetën dhe luftën e gjeneralit martir Haj Kassem Sulejmani.

Spiritualiteti social në Shkollën Sulejmani

Libri Spiritualiteti social në Shkollën Sulejmani

Një nga librat më të rëndësishëm që shpjegon shkollën e Haj Kassemit mund të përmendim librin "Spiritualiteti social në Shkollën Sulejmani" i shkruar nga Instituti Kërkimor i Kulturës dhe Mendimit Islam dhe "Shkolla Sulejmani" dhe botuar nga shtëpia botuese Astane Kods Razavi.

Vëlla Kassem

Libri Vëlla Kassem

“Vëlla Kassem” është një hulumtim mbi mendimet strategjike të Haj Kassem Sulejmanit në fushën e vilajetit, revolucionit, mbrojtjes së shenjtë, martirizimit, mbrojtësve të faltores, kulturës dhe artit. E veçanta e librit është se autori ka folur për çdo mendim të gjeneral Haj Kassem Sulejmanit dhe dokumentin e kësaj çështje e ka vendosur në fusnotën e librit. Ky libër u jep lexuesve informacione të tjera përveç të dhënave që u duhet që të njohin gjeneralin. Libri është i ndarë në dhjetë kapituj të titulluar: Vilajeti dhe ndjekja e tij, revolucioni islamik, mbrojtja e shenjtë, dëshmori dhe martirizimi, dëshmorët e mbrojtjes së shenjtë, Irani dhe iranizmi, fronti i rezistencës, mbrojtësit e të shenjtëve, dëshmorët mbrojtës të faltores, kultura dhe arti. Libri është shkruar nga z. Abuzar Mehrvan’far.

Djemtë e Haj Kassemit

Libri Djemtë e Haj Kassemit


"Djemtë e Haj Kassemit" janë kujtimet e Hossein Maroufi nga Afsar Fazli Shahrbabki. Ky libër rrëfen një koleksion të patreguar trimërie dhe epopeshë të veteranit të nderuar, gjeneral brigade Hossein Maroufi, gjatë tetë viteve të luftës së imponuar dhe robërisë së tij. Sipas gjeneralmajor Haj Kassem Sulejmani, ai ishte komandanti më i ri dhe më i vjetër i batalionit 41 Sarullah gjatë periudhës së mbrojtjes së shenjtë.

Njeriu pa fund

Libri Njeriu pa fund


Libri "Njeriu pa fund" përpiqet t'i kujtojë lexuesit jetën xhihadiste dhe biografinë e ushtarit të Islamit, dëshmorit Kassem Sulejmani. Ky libër është botuar në formë teksti dhe pikturash me ngjyra dhe lexuesi lexon kujtimet që botohen për herë të parë, krahas disa fotografive të komandantit të frontit të rezistencës. Mënyra se si është shkruar libri është përdorur në atë mënyrë që lexuesi të njohë shumë mirë shkollën dëshmor “Kassem Sulejmani”.

Tags