May 09, 2024 11:22 Europe/Tirane
  • Belgjika: Vendet evropiane duhet të ndalojnë eksportimin e armëve në Izrael

Ministrja e kabinetit belg njoftoi se vendet evropiane duhet të ndalojnë eksportimin e armëve në Izrael dhe të ofrojnë ndihmë humanitare për Gazën.

Sipas raportit të faqes së internetit Middle East Monitor, Caroline Gans, ministrja e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit të Belgjikës u ka kërkuar vendeve evropiane që të ndalojnë eksportin e armëve për regjimin sionist. Kjo zyrtare belge theksoi nevojën për rritjen e ndihmave humanitare për Gazën dhe kërkoi nga Komisioni Evropian që të rifillojë angazhimet dhe pagesat e UNRWA-s.

Ajo theksoi: "Mendoj se është koha për të ndalur eksportimin e armëve në Lindjen e Mesme, Izrael dhe vendet ndërluftuese. Sulmi tokësor i ushtrisë izraelite në Rafah duhet të jetë një vijë e kuqe."

Duke shprehur shqetësim të thellë për situatën humanitare në Gaza, Gans tha: "Ekziston nevoja për të dërguar ndihma humanitare pa pengesa në baza të përhershme, por kalimet kufitare Rafah dhe Karam Abu Salem janë mbyllur, fatkeqësia humanitare po rritet dhe po kërcënon me uri miliona njerëz."

Të martën në mëngjes, ushtria pushtuese e regjimit sionist njoftoi se ka marrë “kontrollin operacional” mbi vendkalimin palestinez të Rafahut, që lidh Rripin e Gazës me Egjiptin.

 

Tags