May 08, 2024 11:33 Europe/Tirane
  • Presidenti i Iranit: Me

Presidenti i Iranit, Sejid Ebrahim Raisi tha: “Sot, me 'Premtimin e Vërtetë', hija e luftës u hoq nga vendi, ndryshe nga ata që mendonin se mund të bëhej një marrëveshje nëpërmjet raketave.”

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Sejid Ebrahim Raisi shpjegoi planet, synimet dhe arritjet e qeverisë gjatë një interviste televizive.

Raisi, duke iu përgjigjur një pyetjeje rreth asaj se çfarë ndodhi që u krye Operacioni 'Premtimi i Vërtetë', tha: “Sfondi i Operacionit 'Premtimi i Vërtetë' ishin krimet, gjenocidi, foshnjëvrasja dhe krimet kundër njerëzimit të kryera nga regjimi sionist në Gaza.”

Raisi tha: “Dëshpërimi i regjimit sionist në sulmin ndaj ambasadës iraniane në Damask është i dukshëm kundër të gjitha rregulloreve. Lideri Suprem tha se regjimi do të ndëshkohet dhe këtë premtim e realizuan luftëtarët tanë të dashur.”

Ai shtoi: “Operacioni 'Premtimi i Vërtetë' ishte një manifestim i qartë i racionalitetit revolucionar dhe një manifestim i bukur i bashkëpunimit mes forcës në terren, diplomacisë dhe medias dhe dëshmoi se një Iran i fortë mund të heqë hijen e luftës nga vendi dhe të heqë opsionin ushtarak nga tryeza. Duhet shfaqur me forcë; ne njoftuam se mund të vazhdohet përpara me racionalitet. Ne kemi racionalitet revolucionar përballë diplomacisë lypëse.”

Raisi theksoi: “(Operacioni) 'Premtimi i Vërtetë' ishte pikë autoriteti dhe tregon efektet e tij në fushën ekonomike dhe sociale. Nëse marrim vendimin e duhur në kohën e duhur dhe veprojmë si duhet, ka shumë efekte. 'Premtimi i Vërtetë' u pëlqye nga të gjithë grupet dhe masat popullore dhe luftëtarët tanë u admiruan, dhe se në fusha të tjera mund të çojë në krenarinë kombëtare.”

Ai theksoi: “Sot, kur Hamasi e pranon me fleksibilitet armëpushimin, regjimi sionist vazhdon të kryejë krime dhe ky është turp për ta. Përkrahja për Palestinën nuk është vetëm në universitete, por e shohim kudo në botë.”

Raisi tha: “Mesazhi i 'Premtimit të Vërtetë' është se ata që qëndrojnë përballë Iranit, ne qëndrojmë përballë tyre, dhe nëse ata janë miq, ne jemi gjithashtu miq dhe se nuk e kemi lënë kurrë tryezën e bisedimeve. Ata që kanë thyer premtimet dhe kanë prishur marrëveshjet kanë qenë Amerika dhe Evropa.”

Presidenti shtoi: “Ne kemi njoftuar në mënyrë të përsëritur se Irani do të shtrëngojë ngrohtësisht duart me vendet që dëshirojnë të kenë marrëdhënie të mira me ne. Madje edhe Europa, nëse dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me ne, ne do t'i japim dorën ngrohtësisht. Natyrisht ata shpërndajnë Iranofobinë, por vendeve të rajonit u është vërtetuar se Irani është mik i tyre.”

Ai vazhdoi: “Agjencia e Energjisë Atomike ka njoftuar më shumë se 15 herë se Irani nuk ka devijuar dhe se aktivitetet e tij janë paqësore, por nuk ka veshë që dëgjojnë. Ndaj, vetëm negociatat mund ta zgjidhin problemin? Jo. Edhe negociatat mund ta zgjidhin, por edhe aty ku është e nevojshme mund të përdoren raketat. Domethënë, në fakt, mund të thuhet se raketat në përgjigje të raketave.”

 

Tags