May 08, 2024 20:49 Europe/Tirane
  • Sulmi i kombinuar i Hezbollahut ndaj pozicioneve sioniste

Hezbollahu ka kryer sot (e mërkurë) sulme të kombinuara të shumta kundër bazave sioniste si “Hanita” dhe “Admit”.

Sipas mediave libaneze, si rezultat i këtyre sulmeve të kombinuara me dronë dhe raketa sirenat e alarmit ka rënë në shumicën e rajoneve veriore të Izraelit.

Disa orë më parë mediat sioniste raportuan për viktima në bazën Malkiyeh dhe disa të vdekur në bazën Avivim, pas sulmit të rezistencës libaneze në këto zona.

Burimet e lajmeve raportuan sot (e mërkurë) se disa ushtarë sionistë u plagosën në sulmin e Hezbollahut libanez në pjesën veriore të Palestinës së pushtuar dhe se ushtarët e plagosur u transportuan me helikopter në spital.

Hezbollahu i Libanit iu përgjigj sot sulmeve të regjimit izraelit ndaj fshatrave në jug të Libanit duke gjuajtur me raketa pozicionet e ushtrisë së regjimit sionist në veri të Palestinës së pushtuar.

Hezbollahu i Libanit njoftoi në një deklaratë se për të mbështetur kombin palestinez në Rripin e Gazës dhe në përgjigje të agresionit ushtarak të armikut sionist ndaj fshatrave jugore të Libanit, luftëtarët e Rezistencës Islamike libaneze shënjestruan në mënyrë specifike bazat izraelite Hanita dhe Admit.

Lidhur me këtë, mediat sioniste kanë pranuar vazhdimisht se Hezbollahu ka ende epërsinë në veri të territoreve të pushtuara palestineze dhe se ushtria izraelite është e bllokuar në këtë zonë.

 

Tags