Koreja Veriore: Kërcënimi do të bëhet shkak për përdorimin e armëve bërthamore
(last modified Tue, 18 Oct 2016 06:43:51 GMT )
Tetor 18, 2016 08:43 Europe/Tirane
  • Koreja Veriore: Kërcënimi do të bëhet shkak për përdorimin e armëve bërthamore

Li Jung Pil, drejtor i Institutit për Studime Amerikane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Koresë Veriore, deklaroi se nëse do të kërcënohet Koreja Veriore, mund të ndodhë që ky vend të fillojë sulmet bërthamore më parë se Amerika.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Li Jung Pil theksoi: "Ne jemi të kërcënuar nga Amerika dhe nga armët e saj bërthamore dhe nëse paraqitet nevoja, do të vetëmbrohemi me armë bërthamore. Armët bërthamore të Amerikës në realitet kërcënojnë funksionarët e lartë dhe popullin e Koresë Veriore. Armët bërthamore tani më nuk janë vetëm në dispozicion të Amerikës, prandaj nëse do të kuptojmë se Amerika synon të përdorë ato kundër nesh, atëherë ne do të fillojmë sulmet më përpara",- tha ndër të tjera Li Jung Pil.

Tags