Fushata e Trump pranon avantazhin e Clinton
(last modified Mon, 24 Oct 2016 16:14:55 GMT )
Tetor 24, 2016 18:14 Europe/Tirane
  • Fushata e Trump pranon avantazhin e Clinton

Fushata e republikanit Donald Trump ka pranuar se zonja Clinton është në avantazh të dukshëm ndaj tyre, por kjo nuk do të thotë se ata do të heqin dorë.

Sondazhet tregojnë se Clinton është para edhe në shtete që zakonisht mbështesin republikanët. Të premten, Trump bëri një deklaratë të rrallë duke pranuar se mund të humbasë zgjedhjet presidenciale, por vetëm një ditë më vonë, ai publikoi planin e tij për 100 ditët e para në zyrë.

Fushata e Donald Trump ka pranuar se republikani është pas Hillary Clinton në sondazhe, teksa na ndajnë rreth 2 javë nga zgjedhjet presidenciale. Kellyanne Conway, menaxhere e fushatës së Trump ka pranuar se Clinton gëzon disa avantazhe ndaj biznesmenit, por theksoi se ata nuk do të hiqnin dorë. Ajo përmendi faktin se bashkëshorti i Clinton është ish-presidenti i vendit, i cili po bën fushatë për të, ndërkohë që edhe presidenti aktual dhe bashkëshortja e tij kanë shprehur haptazi mbështetjen për Clinton, duke i dhënë asaj përparësi në sondazhet paraprake. Megjithatë Conway përmendi mbështetjen e madhe që Trump gëzon, gjë që është dukur edhe gjatë fushatës së tij.

Tags