Clinton kritikon Trump për komentet fyese kundër ISIS
(last modified Tue, 25 Oct 2016 12:09:50 GMT )
Tetor 25, 2016 14:09 Europe/Tirane
  • Clinton kritikon Trump për komentet fyese kundër ISIS

Kandidatja demokrate në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Hillary Clinton, ka kritikuar rivalin e saj Donald Trump, i cili kishte deklaruar se operacionet për rimarrjen e qytetit irakian Mosul nga ISIS janë duke shkuar keq.

"Ai në thelb është duke deklaruar humbjen para se të fillojë beteja", tha Clinton gjatë fushatës në New Hampshire". Të dielën, Trump tha se sulmet në Mousl janë kthyer në një katastrofë totale. Ushtria dhe forcat popullore të Irakut kanë arritur të çlirojnë sot fshatrat Harare dhe Al Rasif në afërsi të Mosulit, duke vrarë dhjetëra terroristë. Trump gjatë debatit të javës së kaluar me kundërkandidaten e tij tha se operacionet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke i mbështetur në Mosul, janë oreksrtuar vetëm për ta ndihmuar Clinton për të ardhur në Shtëpinë e Bardhë.

 

 

Tags