Komisioni i Evropës kërkon mbrojtjen e gazetarëve përballë dhunës
(last modified Fri, 04 Nov 2016 10:36:25 GMT )
Nëntor 04, 2016 11:36 Europe/Tirane
  • Komisioni i Evropës kërkon mbrojtjen e gazetarëve përballë dhunës

Komisioni i Evropës me anë të një deklarate të përbashkët me rastin e ditës botërore për mbrojtjen e gazetarëve përballë dhunës, ka kërkuar përpjekjen e të gjitha vendeve për të mbrojtur gazetarët.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se faqja informative e BE të premtën ka publikuar deklaratën e përbashkët të Franc Timmermans, asistentit të parë të kryetarit të Komisionit Evropian, të Federika Mogherini, shefes së diplomacisë evropiane, të Andrus Ansib, zv/kryetari i Komisionit Evropian dhe të tre komisionerëve të tjerë me rastin e ditës botërore për mbrojtjen e gazetarëve përballë dhunës. Në këtë deklaratë ka kërkuar përpjekjet e të gjitha vendeve dhe palëve përkatëse për të mbrojtur gazetarët përballë dhunës dhe krimeve. BE me këtë rast ka theksuar se do të garantojë respektimin e lirisë së shprehjes si pjesë të politikave të tij për zhvillim.

Tags