Mesazhi i marshuesve të Arbainit në rrugën Naxhaf-Qerbela për botën
(last modified Sat, 19 Nov 2016 15:53:50 GMT )
Nëntor 19, 2016 16:53 Europe/Tirane
  • Mesazhi i marshuesve të Arbainit në rrugën Naxhaf-Qerbela për botën

Marshëuesit e Arbainit të Imam Husejnit (a.s.) kanë përgatitur një peticion me qindra mijëra nënshkrime i cili përmban mesazhin e tubimit më të madh vjetor të besimtarëve fetarë në botë.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se vizitorët e Imam Husejnit (a.s.) në marshin e Arbainit në rrugën nga qyteti Naxhaf deri në qytetin Qerbela, kanë publikuar një letër me të cilën u drejtohen popujve të botës dhe duke shpjeguar mënyrën e formimit të formave të ndryshme të jetës së sotme në bazë të interesave të fuqive të mëdha dhe faktorëve separatist të popujve me pretendime raciste, kanë ftuar popujt e vendeve të ndryshme të botës për të luftuar dhunën dhe padrejtësinë. Vizitorët e varrit të Imam Husejnit (a.s.) në marshin e Arbainit nga Naxhafi deri në Qerbela kanë theksuar gjithashtu se popujt e botës duhet të mbështesin popujt e shtypur dhe të luftojnë të gjitha llojet e padrejtësive. Vlen të theksohet se kjo letër deri më tani është nënshkruar nga qindra mijëra vizitorë të Imam Husejnit në marshin e Arbainit dhe parashikohet se shumë shpejtë të nënshkruhet nga miliona njerëz. Teksti i plotë i letrës së marshuesve të Arbainit të Imam Husejnit (a.s.) në rrugën Naxhaf-Qerbela është shkruar në gjashtë gjuhë të botës, në gjuhën arabe, persiane, urdu, turke, angleze dhe franceze. Kjo letër mund të gjendet në faqen ArbaeenLetter në rrjetet sociale.  

Teksti i plotë i letrës është si në vijim:

Në emër të Zotit të gjithëmëshirshëm, mëshirplotit

"Kjo është një letër e shkruar nga vizitorët e Arbainit në vitin 1438 hixhri kameri që përkon me vitin 2015, drejtuar të gjithë popujve të botës. Kjo është një letër nga pjesëmarrësit në tubimin më të madh vetor të besimtarëve fetarë të botës që u drejtohet njerëzve të të gjithë botës. Kjo është një letër nga të dashuruarit në Imam Husejnin (a.s.) që u drejtohet të gjithë dashamirësve të Imam Husejnit (a.s.) i cili ka sakrifikuar të gjithë ekzistencën e tij për të shpëtuar njerëzimin.

Kjo është një letër nga zimbajtësit e tragjedisë më të madhe në historinë e njerëzimit që u drejtohet të gjithë njerëzve të përvuajtur dhe të shtypur nga fuqitë hegjemoniste dhe arrogante. Kjo është një letër nga të dashuruarit në epopenë më të madhe dhe më të gjallë të historisë së njerëzimit që u drejtohet banorëve të "ftohtë" dhe të "pashpirte" dhe "vrasës të epopesë".

Kjo është një letër nga ata të cilët kanë përjetuar manifestimet më të mëdha të sakrificës, vëllazërisë dhe barazisë së njerëzve gjatë këtyre ditëve të cilët janë "lodhur" nga atmosfera egoiste e njerëzve që ndjekin vetëm interesat materiale.

Kjo është një letër nga ata të cilët identitetin e vet nuk e kufizojnë për asnjë vend dhe popull të caktuar që u drejtohet të gjithë njerëzve të cilët janë ndarë për shkak të këtyre kufijve të improvizuar. Kjo është një letër e atyre të cilët identitetin e tyre e konsiderojnë "dashurinë ndaj rrugës së Imam Husejnit (a.s.)" dhe jo identitetet racore, fetare dhe sektariste, e cila u drejtohet të gjithë njerëzve të shtypur dhe të përvuajtur nga padrejtësitë e kësaj bote në baza të racës dhe fesë.

Vëllezër dhe motra tona në të gjithë botën,  përshëndetje!

Ne sot, jemi duke ecur në këmbë në drejtim të qytetit Qerbela përkrah miliona njerëzve nga vende të ndryshme të botës që kanë ardhur për të përkujtuar epopenë më të madhërishme të historisë së njerëzimit, në kohën kur bijtë e Hazretit Adem a.s. nga raca, popuj e fe të ndryshme në të gjithë botën po përballën me lloje të ndryshme të padrejtësive, privimeve, poshtërimeve dhe dhunës.

Atmosfera që sundon në sfera të ndryshme politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore të jetës së njerëzve, sot caktohet nga fuqitë arrogante dhe sistemi i padrejtë që sundon në botë. Çështjet e popujve nuk janë sistemuar në bazë të interesave të tyre, por vetëm për të realizuar sa më shumë interesat e kapitalistëve dhe të shteteve të dhunshme. Sunduesit e padrejtë dhe jopopullor në vende të ndryshme të botë po skllavërojnë popujt e vendeve të tyre në mënyrën moderne dhe vet ata janë skllevër të tiranëve më të mëdhenj që në krye të tyre qëndron Amerika dhe institucionet ndërkombëtare që ndjekin vetëm politikën e saj.

Sunduesit e padrejtë sot me mjete të ndryshme, na kanë edukuar neve me vullnet të vogël, të huaj ndaj vetvetes dhe nënshtrues deri në atë masë  saqë na kanë shtrembëruar vëmendjen tonë drejt çështjeve të pavlefshme dhe shumë të ulëta të kësaj jete duke na bërë të paaftë për të ndërmarrë iniciativa për rregullimin edhe të çështjeve tona të zakonshme. Fuqitë e madha dëshirojnë që popujt e botës në vend që të përkushtohen në problemet serioze për të formuar frontin e popujve të shtypur kundër tyre, gjithnjë të jenë të preokupuar me konfliktet raciste, kombëtare dhe fetare. Këto konflikte nuk janë të formuar në pikën kryesore të betejës mes të drejtës dhe të padrejtës, prandaj kurrë nuk mund të sjellin rrugëzgjidhje dhe të qetësojnë dhimbjet tona dhe të mënjanojnë problemet tona.

Vëllezër dhe motra!

Ju ftojmë juve që të gjithë të besatohemi me njëri-tjetrin në rezistencën kundër padrejtësisë dhe dhunës dhe në mbështetje ndaj të shtypurve. Të besatohemi që të mos heshtim dhe të mos qëndrojmë indiferent përballë asnjë lloj padrejtësie dhe dhune që bëhet në çdo vend dhe rajon të botës dhe të luftojmë kundër saj me çfarëdo mënyre që mundemi. Të kemi besim se respektimi i këtij besatimi nga secili nga ne, do të krijojë rrethanat për ngjarje të mëdha në botë.

Ju ftojmë juve gjithashtu që të merrni pjesë në këtë marsh të madhërishëm vjetor sepse ky është një ushtrim për të fituar gatishmërinë për betejat e ardhshme të njeriut me frontin e padrejtësisë dhe arrogancës botërore, si dhe është një ushtrim për një jetë të binjakëzuar me vëllazëri dhe me vëllazërinë pas saj.

Me shpresë që popujt e shtypur të botës do t'i bashkohen këtij besatimi tonë deri në lindjen e diellit të drejtësisë botërore dhe agimin e historisë së njeriut! Arbaini i vitit 1438 hixhri kameri-nëntor 2016.

Tags