NATO fillon manovrat ne Lituani
Nëntor 20, 2016 19:57 Europe/Tirane
Pranë kufirit me Rusinë, trupat e NATO-s kanë filluar ushtrimin më të madh ushtarak të kryer ndonjë herë në Lituani, ku po marrin pjesë 4.000 trupa nga 11 vende.
Manovrat janë të destinuara për të testuar aftësinë e vendeve baltike për të vendosur me shpejtësi numër të madh të trupave ushtarake në gjendje gatishmërie. Ushtrimi i quajtur “Shpata e hekurt” do të vazhdojë deri më 2 dhjetor dhe do të mbahet në dy lokacione në Lituani. Në ushtrim po marrin pjesë Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Kanadasë, Polonisë, Rumanisë, Sllovenisë, Luksemburgut, Lituanisë, Estonisë dhe Letonisë.