Fillimi i stërvitjeve të kombinuara detare 2024 të organizuara nga ushtria e Iranit
(last modified Sat, 19 Oct 2024 15:01:41 GMT )
Tetor 19, 2024 17:01 Europe/Tirane
  • Admirali Mustafa Taxhudini, zëdhënës i Stërvitjes së Kombinuar Detare 2024 “Ivens”.
    Admirali Mustafa Taxhudini, zëdhënës i Stërvitjes së Kombinuar Detare 2024 “Ivens”.

ParsToday – Manovra e kombinuar detare IMEX 2024 filloi me pjesëmarrjen e një numri të forcave detare të vendeve në kufi me Oqeanin Indian dhe të organizuar nga Marina e Republikës Islamike të Iranit.

Admirali Mustafa Taxhudini, zëdhënës i manovrës detare IMEX 2024, njoftoi fillimin e kësaj stërvitje. Sipas ParsToday, ai në një takim me gazetarët të shtunën deklaroi: "Kjo stërvitje zhvillohet me mesazhin "paqja, miqësia, ndjeshmëria dhe pjesëmarrja kolektive" dhe ka në qendër forcat ushtarake dhe të sigurisë e rendit të Republikës Islamike të Iranit dhe me pjesëmarrjen e Rusisë, Omanit dhe Arabisë Saudite, Indisë, Tajlandës, Pakistanit, Katarit dhe Bangladeshit. Ko stërvitje ushtarake detare zhvillohet me sloganin "Së bashku për një Oqean Indian të sigurt"."

Admirali Taxhudini njoftoi gjithashtu planifikimin për stërvitje të specializuara nga repartet pjesëmarrëse gjatë nisjes për në det dhe tha: "Pasi kanë arritur në zonën e caktuar, anijet dhe njësitë pjesëmarrëse në stërvitjen e kombinuar detare "Ivens", do të zhvillohen skenarë të ndryshëm si kontrolli i zjarrit, operacionet e kërkimit dhe shpëtimit dhe për frenimin e derdhjes së naftës".

Stërvitja e forcave detare të vendeve në kufi me Oqeanin Indian organizohet që nga viti 2008 me iniciativën e Marinës Indiane me qëllim zgjerimin e bashkëpunimit detar për të përballuar sfidat e sigurisë jo tradicionale dhe të organizuara.

 

Tags