Me miliona myslimanë të Mianmarit emigrojnë në Bangladesh
(last modified Tue, 22 Nov 2016 07:43:34 GMT )
Nëntor 22, 2016 08:43 Europe/Tirane
  • Me miliona myslimanë të Mianmarit emigrojnë në Bangladesh

Sipas një njoftimi të organizatës ndërkombëtare të emigracionit, me miliona myslimanë Rahingia të Mianmarit për shkak të dhunës që ushtrohet ndaj tyre janë detyruar të emigrojnë në drejtim të Bangladeshit.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve në Mianmar janë vrarë me dhjetra myslimanë Rohnigia pas një sulmi të forcave të ushtrisë në afërsi të fshatit Dargi. Provinca Rakhin në Mianmar është një prej provincave më problematike për shkak të sulmeve të ushtarakëve dhe budistëve kundër myslimanëve. Sulmet ndaj myslimanëve në këtë vend janë shtuar shumë që prej 9 tetorit ku u vranë 9 policë të Mianmarit. Observatori për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ka publikuar pamje ku janë djegur të paktën 400 ndërtesa në provincën Rakhin. Qeveria e Mianmarit pretendon se ushtarakët Rahingia janë të lidhur me grupe ekstremiste jashtë vendit. Myslimanët e Mianmarit përballen me sulme agresive nga budistët që prej vitit 2012. Shumë organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kanë kërkuar nga qeveria e Mianmarit që të lejojë OKB të analizojë gjendjen e myslimanëve Ruhingia në provincën Rakhin dhe dhunën që ushtrohet ndaj tyre. Këto organe nga qeveria e Mianmarit kërkuan të lejojnë inspektorët e OKB që të hetojnë mbi vrasjen, përdhunimet, agresionet dhe dhunën që është ushtruar ndaj myslimanëve në provincën Rakhin nga ana e ushtarakëve. Kohët e fundit 8 femra myslimane nga fshati U Shey Kya kanë raportuar më 19 tetor se ushtarakët i kanë përdhunuar me forcë pasi i kanë kërcënuar me armë në shtëpitë e tyre. Myslimanët Ruhingia në Mianmar dhe grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë deklaruar se numri i viktimave gjatë operacioneve ushtarake të ushtrisë së këtij vendi në veriperëndim të Mianmarit është shumë më i madh se sa numri i deklaruar nga autoritetet qeveritare dhe një numër i madh i viktimave janë qytetarë civilë.

Tags