Rezoluta anti-ruse e Parlamentit Europian
(last modified Thu, 24 Nov 2016 17:42:44 GMT )
Nëntor 24, 2016 18:42 Europe/Tirane
  • Rezoluta anti-ruse e Parlamentit Europian

Eurodeputetët me anë të një rezolute dënuan propagandën anti-europiane të Rusisë.

Në këtë rezolutë që u miratua me 304 vota pro, 179 vota kundër dhe 208 abstenim, Parlamenti Europian shprehu shqetësimin mbi ndërhyrjet armiqësore të Rusisë në vendet europiane. PE denoncoi përpjekjet e Rusisë për të dobësuar unitetin e vendeve europiane dhe për të krijuar përçarje në Europë. PE deklaroi se mediat ruse si kanali Russia Today po kryejnë një propagandë të gjerë kundër BE dhe po përkrahin çdo lëvizje dhe forcë politike që kundërshton integrimin europian. Mbi këtë bazë, PE kërkoi vendosjen e sanksioneve dhe kufizimeve ndaj mediave ruse. Miratimi i kësaj rezolute mund të konsiderohet si një fazë e re e tensioneve mes Perëndimit dhe Rusisë. Në fakt, gjithmonë Moska është ankuar nga ndërhyrjet dhe veprimet armiqësore të Europës dhe SHBA kundër Rusisë dhe i ka kritikuar vendet perëndimore për ndërhyrje në punët e brendshme të Rusisë siç ishte rasti i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2012 kur Perëndimi bëri i thirrje popullit rus për rebelim dhe protesta. Aktualisht, PE e akuzon Rusinë se po i përkrah dhe po i nxit rrymat e ekstremit të djathtë në Europë si dhe të gjitha forcat politike që përpiqen të dëmtojnë integrimin europian dhe që kërkojnë shpërbërjen e BE. Këtu lind pyetja, a ka qenë vërtetë Moska faktor i fuqizimit të rrymave të ekstremit të djathtë dhe i partive që synojnë distancimin nga BE? Mosmarrëveshjet dhe problemet e brendshme kanë shkaktuar përçarje të theksuara në radhët e vendeve të BE. Përcarjet u dukën qartë në përballjen e vendeve të BE me krizën e refugjatëve, ku asnjë vend i BE nuk pranoi kuotën e përcaktuar të refugjatëve dhe barra më e rëndë e kësaj krize ra mbi Italinë dhe Greqinë. Vendet e varfëra të Europës Lindore këmbëngulën në kundërshtimin e tyre ndaj pranimit të refugjatëve. Edhe problemet e mprehta sociale si papunësia dhe rënia e nivelit të jetesës në vendet e BE konsiderohen si një faktor i rëndësishëm i ndaljes së procesit të integrimit europian. Ky proces mori një goditje të rëndë mes vendimin e Britanisë për tu ndarë nga BE. Për të tilla raste nuk mund të akuzohet Rusia, e cila gjithsesi e dëshiron dobësimin e BE, por nuk është faktor i këtij dobësimi. Presidenti rus Vladimir Putin duke folur mbi rezolutën e fundit të PE dhe mbi sanksionet e vendosura ndaj mediave ruse, deklaroi se të tilla veprime dëshmojnë për mungesën e perceptimit real të konceptit të demokracisë nga vendet e BE. Edhe në takimin e fundit të krerëve të BE në Bruksel, liderët e BE theksuan se të gjitha llojet e akteve armiqësore të Rusisë, nga shkelja e hapësirës ajrore në fushatat propagandistike, sulmet kibernetike, ndërhyjnë në proceset e brendshme politike të BE dhe përtej. Kryetari i Këshillit të BE, Donald Tusk, deklaroi se duke parë këta shembuj, është e qartë se strategjia e Rusisë është që ta dobësojë Bashkimin Europian.

 

Tags