Xhon Kerri dhe Sergei Lavrov bisedojnë për armëpushimin në Alepo
(last modified Thu, 08 Dec 2016 06:33:04 GMT )
Dhjetor 08, 2016 07:33 Europe/Tirane
  • Xhon Kerri dhe Sergei Lavrov bisedojnë për armëpushimin në Alepo

Negociatat e shefave të diplomacisë së Amerikës dhe Rusisë për ndërprerjen e luftimeve në Alepo në veri të Sirisë, kanë përfunduar pa rezultat.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Xhon Kerri, sekretari amerikan i shtetit dhe Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, të mërkurën në mbrëmje gjatë punimeve të takimit vjetor të OSBE-s në Hamburg të Gjermanisë, kanë biseduar në lidhje me ndërprerjen e luftimeve në Alepo dhe largimin e terroristëve nga ky qytet. Para këtij takimi të shefave të diplomacisë së Rusisë dhe Amerikës, ishte caktuar që në Gjenevë të Zvicrës të zhvilloheshin bisedime mes të dy vendeve rreth gjendjes kritike në Sirisë, mirëpo më kërkesë të palës amerikane janë anuluar këto bisedime. Vlen të theksohet se kriza e Sirisë ka filluar që nga vitit 2011 me sulmet e grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Amerika dhe aleatet e saj me qëllim të rrëzimit të qeverisë legjitime të presidentit sirian Bashar Asad.

Tags