Paralajmërimi i Lavrov për Uashingtonin: Mos i kaloni vijat e kuqe të Moskës
(last modified Thu, 05 Sep 2024 07:09:01 GMT )
Shtator 05, 2024 09:09 Europe/Tirane
  • Paralajmërimi i Lavrov për Uashingtonin: Mos i kaloni vijat e kuqe të Moskës

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi Uashingtonin për dërgimin e mundshëm të raketave me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë dhe tha: Mos i kaloni vijat e kuqe të Moskës.

Duke iu referuar përpjekjeve të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të bindur Uashingtonin për të furnizuar Kievin me raketa me rreze të gjatë veprimi JASSM për të sulmuar objektivat thellë në territorin rus, Lavrov shtoi: Nuk do të habitem nga ndonjë zhvillim i ri, sepse autoritetet amerikane kanë kaluar tashmë pragun që i kishin vendosur vetes.

Lavrov theksoi gjithashtu se me veprimet e tij, Uashingtoni po shkatërron ndjenjën e parandalimit të ndërsjellë që ka qenë baza e ekuilibrit të sigurisë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara që nga Lufta e Ftohtë. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara duhet të kuptojnë se duke lejuar Ukrainën të përdorë  raketa me rreze gjatë veprimi për të sulmuar objektiva thellë në territorin rus, SHBA është tallur me vijat e kuqe të Moskës, ndërsa kjo është shumë e rrezikshme.

 

Tags