Në OKB miratohet rezoluta "Ndihmë për popullin e Palestinës"
Asambleja e Përgjithshme e OKB të premten me shumicë votash ka miratuar një rezolutë të madhe me titull "Ndihmë për popullin e Palestinës.
Agjencia e lajmeve Kods njoftoi se rezoluta e re e AP të OKB është votuar nga më shumë se 160 vende anëtare dhe thekson ndihmat ekonomike dhe shoqërore të vendeve dhe të institucioneve ndërkombëtare për popullin e Palestinës. Riad Mansur, përfaqësuesi i përhershëm i Palestinës në OKB, ka falënderuar vendet anëtare në këtë institucion ndërkombëtar për miratimin e rezolutës në fjalë dhe ka theksuar shtimin e ndihmave botërore për popullin e Palestinës. Riad Mansur ka shtuar se populli i Palestinës aktualisht për shkak okupimit disa dekadash nga regjimi sionist dhe për shkak të bllokadës së Gazës, ndodhet në kushte shumë kritike.