Të majtët gjermanë: Politikat e Perëndimit çuan në krijimin e ISIS
(last modified Sun, 25 Dec 2016 18:05:24 GMT )
Dhjetor 25, 2016 19:05 Europe/Tirane
  • Të majtët gjermanë: Politikat e Perëndimit çuan në krijimin e ISIS

Kryetarja e fraksionit të të majtëve në Bundestag deklaroi se politikat e Perëndimit në rajonin e Lindjes së Mesme shkaktuan krijimin e ISIS dhe shtoi se 15 vitet e luftës kundër terrorizmit në këtë rajon u bënë shkak për zgjerimin e terrorizmit.

Revista gjermane Die Zeit bëri të ditur se Sahra Wagenknecht, kryetare e fraksionit të partive majtiste në Bundestagun gjerman, fajësoi qeverinë gjermane për fuqizimin e grupeve ekstremiste në Gjermani dhe kërkoi ndryshimin e politikës aktuale të Berlinit në fushën e sigurisë. Ajo tha se politika e jashtme e Perëndimit është bërë shkak për zgjerimin e terrorizmit në botë dhe për krijimin e ISIS dhe të grupeve të tjera terroriste. Sahra Wagenknecht tha se rezultati i ndërhyrjeve ushtarake të Perëndimit në Afganistan, Irak, Libi dhe Siri ka qenë katastrofik dhe ka çuar në zgjerimin e terrorizmit dhe ekstremizmit në botë.

 

Tags