Sekretari i përgjithshëm i NATO-s kritikon OKB-në
(last modified Sat, 31 Dec 2016 17:19:39 GMT )
Dhjetor 31, 2016 18:19 Europe/Tirane
  • Sekretari i përgjithshëm i NATO-s kritikon OKB-në

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s kritikoi dobësinë e OKB-së në zgjidhjen e krizave rajonale e ndërkombëtare e veçanërisht në krizën siriane.

Jens Stoltenberg, sekretar i  përgjithshëm i NATO-s, kritikoi qëndrimet e dobëta të OKB-së sa i përket krizës në Siri si dhe përdorimin e vetos nga ana e Rusisë në KS të OKB dhe shtoi se në këto rrethana, vendet e NATO-s nuk mundën të vendosnin për një ndërhyrje ushtarake në Siri. “Ndërhyrja ushtarake e NATO-s në Siri pa autorizimin e qartë të OKB-së do të intensifikonte trazirat e brendshme në Siri dhe mund të zgjeronte konfliktin edhe në vendet e tjera të rajonit”- u shpreh Stoltenberg. Rusia ndërhyri ushtarakisht në Siri me kërkesë të qeverisë siriane dhe disa herë vendosi veton ndaj rezolutave anti-siriane të propozuara nga fuqitë perëndimore në KS të OKB.

 

Tags