Amnisty International thekson lirimin e Shejkh Zakzakit
(last modified Mon, 16 Jan 2017 13:01:33 GMT )
Janar 16, 2017 14:01 Europe/Tirane
  • Amnisty International thekson lirimin e Shejkh Zakzakit

Organizata Amnisty International ka theksuar se qeveria e Nigerisë duhet t'i nënshtrohet vendimit të Gjykatës së Lartë të këtij vendi për lirimin e liderit të Lëvizjes Islamike të Nigerisë.

Gazeta "Daily News" në një raport të saj ka shkruar se Organizata Amnisty International të hënën me anë të një deklarate ka theksuar lirimin e menjëhershëm të Shejkh Ibrahim Zakzaki, liderit të Lëvizjes Islamike të Nigerisë dhe ka deklaruar se në rast se qeveria e Nigerisë nuk i zbatimin e vendimit të Gjykatës së Lartës të këtij vendi, atëherë kjo konsiderohet shkelje e hapur e ligjit. 

Amnisty International në këtë deklaratë ka kërkuar gjithashtu lirimin e të gjithë anëtare të Lëvizjes Islamike të Nigerisë që janë burgosur nga forcat policore të këtij vendi. Amnisty International gjithashtu ka theksuar se hulumtimet e kësaj organizate tregojnë se si pasojë e sulmeve të forcave të sigurisë së Nigerisë vitin e kaluar në qytetin Zaria të provincës Kanuda të këtij vendi, janë vrarë të paktën 35 përkrahës të lëvizjes Islamike të Nigerisë. Kjo është në kohën kur burimet lokale kanë thënë se gjatë këtij sulmi janë vrarë me mijëra myslimanë shiitë të Nigerisë.

Tags