Kërkohet ndërprerja e gjenocidit ndaj myslimanëve Rohingia në Mianmar
(last modified Thu, 19 Jan 2017 06:09:56 GMT )
Janar 19, 2017 07:09 Europe/Tirane
  • Kërkohet ndërprerja e gjenocidit ndaj myslimanëve Rohingia në Mianmar

Hamid Elbar përfaqësues special i OBI në OKB për çështjet e Mianmarit ka kërkuar ndërprerjen e gjenocidit që kryhet ndaj myslimanëve Rohingia në Mianmar.

Hamid Elbar në kuadër të takimit të OBI, takim që u mbajt në Kualalampur, tha se çështja e myslimanëve Rohingia nuk është një çështje e brendshme por një shqetësim ndërkombëtar. Ai tha se bota nuk duhet të jetë vëzhguese e një tjetër gjenocidi të ngjashëm me ato në Kamboxhia dhe në Ruanda. Deklarata e përfaqësuesit special të OBI për çështjet e Mianmarit parashtrohet në kohën kur në takimin emergjent të ministrave të jashtëm të OBI, takim që u mbajt dje më 19 janar në kryesinë e Naxhib Rezak kryeministër i Maljazisë, është diskutuar mbi gjendjen e myslimanëve në Mianmar. Ministrat e jashtëm në këtë takim kanë kërkuar të merren të gjitha masat që do të ndalojnë dhunën dhe gjenocidin që kryhet ndaj myslimanëve në Mianmar. Ndërkohë shumë aktivistë të drejtave të njeriut kanë kritikuar vendimin e komisionit qeveritar të Mianmarit i cili nuk njeh gjenocidin e kryer kundër myslimanëve në këtë vend. Jeta e myslimanëve në veriperëndim të Mianmarit ka ngjallur shqetësimin e Bashkësisë Ndërkombëtare. Në Mianmar është krijuar një komision i posaçëm për të analizuar krimet e ushtrisë gjatë operacioneve kundër myslimanëve Rohingia, mirëpo ku komision ka mohuar gjenocidin e kryer ndaj myslimanëve. Aktivistë të të drejtave të njeriut me anë të një videoje kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të komisionit në fjalë. Në këtë video transmetohen pamjet e keqtrajtimit të një femre myslimane nga ana e policisë së Mianmarit. Videoja është publikuar në internet rreth 1 javë më parë dhe deri tani është klikuar dhe parë 70 mijë herë. Edhe pse qeveria e Mianmarit deri tani ka arrestuar shumë policë, mirëpo ajo vazhdon të mohojë keqtrajtimin, torturimin dhe gjenocidin ndaj myslimanëve. Në raportin e komisionit për analizimin dhe shqyrtimin e gjendjes së myslimanëve thuhet: Numri i madh i myslimanëve dhe i xhamive në Mianmar tregon për faktin se ndaj kësaj etnie nuk është kryer asnjë torturë apo gjenocid. Mirëpo në realitet nga maji tetor e deri tani rreth 50 mijë myslimanë nga frika e ushtrisë janë detyruar të evakuohen dhe largohen jashtë vendit. Provinca Rokhin në veriperëndim të Mianmarit, është vendi ku jeton një numër i madh i myslimanëve Rohingia dhe që nga viti 2012 e deri më tani vazhdon të jetë arenë e ushtrimit të dhunës së ekstremistëve budistë kundër myslimanëve. Gjatë kësaj dhunës janë vrarë me qindra njerëz dhe me dhjetëra mijëra të tjerë janë shpërngulur me dhunë nga vendbanimet e tyre dhe janë vendosur në kampet e refugjatëve në Mianmar, Tajlandë, Malajzi dhe Indonezi.

 


 

Tags