Shpëtohen 900 emigrantë në brigjet libiane
(last modified Sat, 04 Mar 2017 06:40:18 GMT )
Mars 04, 2017 07:40 Europe/Tirane
  • Shpëtohen 900 emigrantë në brigjet libiane

Rojet bregdetare italiane njoftuan se rreth 900 emigrantë klandestinë janë shpëtuar në brigjet e Libisë.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP një anije Norvegjeze e agjencisë evropiane Frontex si dhe disa anije tjera të organizatave jo qeveritare kanë arritur të shpëtojnë 900 emigrantë të vendosur në 4 anije dhe gjashtë varka të vogla të cilat ishin duke u mbytur. Shumica e emigrantëve ishin nga shtetet afrikane, por kishte edhe nga Bangladeshi dhe Siria. Që prej vitit 2016, mbi 4200 emigrantë kanë humbur jetën në Mesdhe në përpjekje për të arritur brigjet e Italisë.

Tags