37 tonë drogë për financimin e ISIS!!!
(last modified Tue, 09 May 2017 06:52:39 GMT )
May 09, 2017 08:52 Europe/Tirane
  • 37 tonë drogë për financimin e ISIS!!!

Agjentët e Guardia di Finanza dhe ata të Doganave në Itali kanë sekuestruar 37 tonelata drogë sintetike, e njohur si “droga e luftëtarit”.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave droga është sekuestruar në portin e Xhenovës dhe kishte një vlerë prej 75 milionë euro.  Sipas burimeve, droga në fjalë do të kishte shërbyer për të financuar terrorizmin dhe në veçanti grupin terrorist ISIS. Droga e luftëtarit” po transportohej në një kontejner që kishte si destinacion Libinë, një nga bastionet e militantëve të grupit terrorist ISIS. Operacioni është kryer në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe Shërbimin Qendror të Antidrogës pranë Ministrisë së Brendshme të Italisë.

Tags