Shpërbëhet grupi terrorist ISIS në Libi
(last modified Sun, 28 May 2017 06:13:24 GMT )
May 28, 2017 08:13 Europe/Tirane
  • Shpërbëhet grupi terrorist ISIS në Libi

Grupi terrorist Ansarul-Shariat, dega e grupit terrorist ISIS në Libi, të dielën me anë të një komunikate ka pohuar disfatën e tij përball ushtrisë së Libisë dhe ka deklaruar se ky grup në mënyrë zyrtare është shpërbërë.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se grupi terrorist Ansarul-Shariat në një komunikatë të publikuar në sferën virtuale, ka thënë: "Deklarojmë se grupi Ansarul-Shariat në mënyrë zyrtare është shpërbërë". Ky grup terrorist i cili më parë kishte deklaruar bashkëpunimin edhe me organizatën terroriste Al Kaida, që nga viti 2012, gjithnjë ka qenë në luftë me ushtrinë e Libisë të udhëhequr nga Khalifa Haftar. Uashingtoni grupin terrorist Ansarul-Shariat e konsideron përgjegjës për sulmin ndaj ambasadës së Amerikës në vitin 2012 në qytetin Benghazi në lindje të Libisë. Në atë sulm i cili është kryer më 11 shtator 2012, u vra Kristofer Stivenson, ambasadori i Amerikës në Libi.

Tags