Një kandidat tjetër tërhiqet nga gara për zgjedhjet presidenciale në Amerikë
(last modified Thu, 03 Mar 2016 07:09:09 GMT )
Mars 03, 2016 08:09 Europe/Tirane
  • Ben Carson
    Ben Carson

Ben Carson pritet t’i thotë lamtumirë garës për Shtëpinë e Bardhë.

Kështu e interpretojnë mediat amerikane deklaratën e publikuar nga kandidati republikan me ngjyrë. Carson pranon se nuk sheh një “të ardhme” në garë, pas humbjes së djeshme në të Martën e Madhe. Ai bën gjithashtu me dije se, të enjten nuk do të marrë pjesë në debatin televiziv me rivalët e tjerë të Partisë Republikane. Ndërkohë demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump fituan shumicën e shteteve në ditën më të madhe të garës për nominimin presidencial. Në fjalimin e fitores, Clinton la të kuptohej se, tashmë e sheh veten duke luftuar për Presidencën me Trumpin. “Ka shumë gjëra në lojë në këto zgjedhje, - tha ajo. - Rreziku nuk ka qenë kurrë më i lartë, ndërsa retorika që dëgjojmë nga pala tjetër, kurrë më e ulët”. Manjati, nga ana e tij, këmbënguli ta përshkruante veten si një “bashkues”, që mund ta hedhë pas krahëve luftën brenda partisë republikane për t’u fokusuar te gara e përgjithshme. “Kur e gjithë kjo të ketë mbaruar, do të kem punë vetëm me një njeri, Hillary Clintonin”, tha ai.

 

Tags