Veprimtaria anti-emigracion e Austrisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i57006-veprimtaria_anti_emigracion_e_austrisë
Austria për të kontrolluar valën e emigracionit të jashtëligjshëm, ka shtuar kontrollet e saj nëpër pikat kufitare.
(last modified 2026-04-18T19:53:30+00:00 )
Gusht 11, 2017 06:52 Europe/Tirane
  • Veprimtaria anti-emigracion e Austrisë

Austria për të kontrolluar valën e emigracionit të jashtëligjshëm, ka shtuar kontrollet e saj nëpër pikat kufitare.

Wolfgang Sobotka ministër i brendshëm i Austrisë deklaroi se qeveria për të kontrolluar emigracionin e jashtëligjshëm ka shtuar masat e sigurisë në kufi. Njoftimi i qeverisë austriake se, ajo është gati të dërgojë ushtrinë në kufi, për të bllokuar çdo fluks emigrantësh. Ministri i Brendshëm në Vjenë, Wolfgang Sobotka tha se, trupat  mund të vendosen në kalimin Brenner. Sipas tij 750 ushtarë janë në gjendje gatishmërie të lartë. Në linjën kufitare me Hungarinë, Austria ka vendosur postblloqe, por për pjesën tjetër funksionon sistemi i BE-së për kufij të hapur. Për Sobotka, dërgimi i trupave në kalimin kufitar do të paraqitet si domosdoshmëri, nëse vërshimi i refugjatëve të jashtëligjshëm nuk do të zvogëlohet. Sistemi i “Schengen”-it u trondit në vitin 2015 nga vala e paprecedentë e emigrantëve dhe refugjatëve, që mbërritën në Evropën Qendrore nëpërmjet Ballkanit. Shumica e tyre kërkojnë azil në Gjermani.