Sekretari i OKB shprehet i shqetësuar mbi gjendjen në gadishullin Korean
(last modified Sun, 10 Sep 2017 05:30:03 GMT )
Shtator 10, 2017 07:30 Europe/Tirane
  • Sekretari i OKB shprehet i shqetësuar mbi gjendjen në gadishullin Korean

Sekretari i përgjithshëm i OKB, krizën në gadishullin Korean e cilësoi krizën më të rrezikshme në botë.

Një nga çështjet më të rëndësishme është inkurajimi i Koresë së Veriut që t’i japë fund programit të saj bërthamor dhe të respektojë rezolutat e KS të OKB, deklaroi Antonio Gutters. Sekretari i përgjithshëm i OKB theksoi se KS i OKB duhet të vazhdojë përpjekjet për zgjidhjen diplomatike të krizës në gadishullin korean dhe shtoi se deri tani bota ka qenë dëshmitare e luftërave të lindura për shkak se nuk është menduar përpara për zgjidhjen e krizave në mënyrë të logjikshme. Amerika duke shtuar praninë e saj ushtarake në gadishullin korean, disa herë ka kërcënuar Korenë e Veriut se do të nisë agresionin ushtarak. Nga ana e tij Pheniani ka paralajmëruar se do të vazhdojë programin e tij bërthamor dhe mbrojtës deri në kohën kur Amerika dhe aleatët e saj të heqin dorë nga kërcënimet ushtarake.

Tags