Kriza e myslimanëve Rohingia nxit tensione etnike në rajon
(last modified Sun, 10 Sep 2017 14:37:34 GMT )
Shtator 10, 2017 16:37 Europe/Tirane
  • Kriza e myslimanëve Rohingia nxit tensione etnike në rajon

Presidenti iranian dr. Hasan Ruhani u ka kërkuar të gjithë muslimanëve të mbeten të bashkuar përballë krizave me të cilat ballafaqohet bota islame.

Duke ju drejtuar një konference të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Kazakistan, Ruhani tha se mizoritë e Izraelit kundër palestinezëve dhe goditjet e Mianmarit ndaj komunitetit Rohingia janë ndër sfidat kryesore që e bëjnë solidaritetin musliman si një domosdoshmëri. Ai gjithashtu shtoi se muslimanët duhet të bëjnë një përpjekje kolektive për të ndërtuar një botë pa luftë dhe pa dhunë. Duke folur për PressTV, Johnny Miller, analist politik, vlerësoi deklaratat e bëra nga Hasan Ruhani, duke thënë se uniteti mes myslimanëve është e vetmja gjë që mund t'a detyrojë qeverinë në Mianmar të ndalë dhunën e vazhdueshme kundër myslimanëve Rohingia.

"Kjo mund të jetë e vetmja gjë që mund të ndihmojë myslimanët Rohingia për momentin. Ajo që kemi parë nga qeveria e Mianmarit është shumë tronditëse. Nga imazhet satelitore ne kemi parë të gjithë fshatrat plotësisht të djegur.

"Pra, ka nevojë për më shumë solidaritet ndërkombëtar plus përkrahje nga vendet myslimane, sepse sinqerisht ushtria e Birmanisë (Mianmarit) e mbështetur nga pikëpamja e shumë njerëzve burmezë nuk do të ndalojë goditjen në çdo kohë", vuri në dukje Miller.

Ai më tej i quajti trazirat në Mianmar si "një krizë masive ndërkombëtare" që do të përhapen në vende të tjera në rajon në të ardhmen e afërt dhe do të ndezin konfliktet etnike, duke shtuar se bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të presë që Bangladeshi, i cili tashmë është një vend i mbipopulluar, të lehtësojë trazirat duke strehuar refugjatët.

"Ne duhet të shqetësohemi për nxitjen e tensioneve etnike rreth këtij rajoni. Ekziston frika se ky problem në Mianmar do të përhapet në vende të tjera. Pra, është absolutisht e rëndësishme që bota dhe bashkësia ndërkombëtare të bashkohen dhe të bëjnë diçka për këtë krizë, sepse është e qartë se qeveria e Mianmarit thjesht dëshiron të heqë qafe miliona njerëz që janë myslimanë", tha Miller.

Forcat e Mianmarit kanë sulmuar muslimanët Rohingia dhe djegin fshatrat e tyre në Shtetin Rakhine që nga tetori 2016. Sulmet janë shtuar që nga 25 gushti, pas një numri sulmesh të armatosura në postblloqet e policisë dhe ushtrisë në shtetin perëndimor të trazuar.

Rohingia gjithashtu i është nënshtruar dhunës komunale nga budistë ekstremistë për vite, duke i detyruar grupet e mëdha muslimane të largohen nga atdheu për të gjetur strehim në Bangladesh dhe në vendet e tjera fqinje.

 

Tags