Deklarata e kryeministrit turk mbi referendumin e Kurdistanit të Irakut
(last modified Fri, 29 Sep 2017 07:03:07 GMT )
Shtator 29, 2017 09:03 Europe/Tirane
  • Deklarata e kryeministrit turk mbi referendumin e Kurdistanit të Irakut

Kryeministri i Turqisë theksoi se Turqia në reagimin e saj të ashpër ushtarak kundër referendumit të Kurdistanit të Irakut nuk ka asnjë dyshim dhe shtoi se ky është prioriteti i parë në këtë çështje.

Binali Yildirim, vuri në dukje se Ankaraja në rast nevoje do të përdorë reagimin e saj të ashpër ushtarak ndaj referendumit të Kurdistanit të Irakut dhe tha se vendet fqinje për tu përballur me krizën e krijuar nga ky referendum të bëjnë atë që munden. Kryeministri turk tha se referendumi i Kurdistanit të Irakut nuk ka kredibilitet dhe shtoi se Ankaraja do të japë përgjigjen e duhur ndaj kërcënimeve të mundshme të sigurisë kombëtare si brenda ashtu edhe jashtë kufijve të saj. Rajoni i Kurdistanit të Irakut më 25 shtator organizoi referendumin për ndarjen e tij nga Iraku. Ky referendum u mbajt megjithëse është kundërshtuar në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar. Më herët qeveria e Ankarasë kishte shtuar kërcënimet e saj rreth organizimit të referendumit për ndarjen e Kurdistanit nga Iraku. Biker Buzdag zv/kryeministër i Turqisë ka thënë se kabineti qeveritar i Turqisë ka hartuar veprimet që duhen marrë pas organizimit të referendumit të Kurdistanit të Irakut. Ai tha se me gjithë organizimin e referendumit, rajoni i Kurdistanit të Irakut është kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare të Turqisë dhe shpresoi që situata të mos shkojë drejt tensionimit të marrëdhënieve. Më herët Ankaraja kishte deklaruar se reagimi i saj kundrejt referendumit separatist të Kurdistanit të Irakut është në nivel diplomatik, politik, ekonomik dhe sigurie. Ndërkohë Turqia ka rënë dakord të bisedojë vetëm me qeverinë qendrore të Irakut mbi eksportet e naftës së papërpunuar, pas referendumit separatist të mbajtur nga rajoni gjysmë autonom i Kurdistanit të Irakut. Binali Yildirim "konfirmoi mbështetjen e vendit të tij për të gjitha vendimet" e marra nga qeveria irakiane, tha zyra e kryeministrit të Irakut. Si pjesë e masave, Turqia do të kufizojë operacionet e eksportit të naftës vetëm me qeverinë e Bagdadit dhe nuk do të kryejë asnjë veprim me autoritetet kurdë të Irakut. Kryeministri turk theksoi gjithashtu "angazhimin e Ankarasë për të bashkëpunuar dhe koordinuar plotësisht me qeverinë e Irakut për të zbatuar të gjitha hapat e nevojshme për imponimin e ligjeve federale të Irakut në pikëkalimet kufitare dhe në aeroportet  e rajonit të Kurdistanit të Irakut". Ankaraja prej kohësh është duke blerë naftë nga Qeveria Rajonale e Kurdistanit të Irakut me gjithë kundërshtimin e ashpër të Bagdadit. Eksportet e naftës shërbejnë si burim kryesor i të ardhurave të Kurdistanit irakian. Rajoni i Kurdistanit eksporton rreth 650,000 fuçi naftë në ditë përmes tubacionit Ceyhan të Turqisë. Turqia është e zemëruar pas referendumit të së hënës, ku sipas zyrtarëve rajonalë kurdë, mëse 90 për qind e votuesve thanë "Po" për ndarjen nga Iraku. Vota “po” në referendumin e së hënës ishte një ëndërr e bërë realitet për rajonin e vetëqeverisur, por një thirrje për luftë për Bagdadin dhe aleatët e tij, Turqinë e Iranin. Pasi sfiduan ISIS-in, kurdët nuk i tremben më asgjëje, megjithatë, kryetari i tyre synon arritjen e një marrëveshjeje për shkëputjen e Kurdistanit të Irakut nga pjesa tjetër e vendit. “Në vend të kërcënimeve dhe sanksioneve, tani duhet të ketë një fillim të ri serioz të dialogut, me të cilin ne do të bëhemi fqinjë të mirë”, tha Masud Barzani, presidenti i Kurdistanit irakian. Por qeveria e Irakut nuk do t’ia dijë për deklaratat e Barzanit. Kryeministri Hejdar Ebadi tani është i vendosur që t’i sprapsë liritë që ka gëzuar deri më sot rajoni autonom. “Nëse aeroportet në rajonin e Kurdistanit, në Erbil dhe Sulejmanie, nuk do të vendosen nën autoritetin e qeverisë qendrore, Iraku do të pezullojë të gjitha fluturimet ndërkombëtare”, deklaroi ai, duke i dhënë afat deri të premten në orën 18:00. Kjo i prek rëndë kurdët. Edhe pse i menaxhojnë vet të dy këto aeroporte, ata janë të varur nga Bagdadi për koordinimin e fluturimeve. Ebadi kërkoi gjithashtu që të gjitha kalimet tokësore, të cilat lidhin rajonin me vendet fqinje, të kalojnë në kompetencën e qeverisë qendrore, por lidershipi kurd e hodhi poshtë menjëherë këtë pretendim.

Tags