337 të plagosur në Katalonia
(last modified Sun, 01 Oct 2017 15:43:20 GMT )
Tetor 01, 2017 17:43 Europe/Tirane
  • 337 të plagosur në Katalonia

Të paktën 337 persona janë plagosur në qendrat e votimit në të gjithë Kataloninë gjatë referendumit për të fituar pavarësinë nga Spanja.  Lajmi u bë i ditur nga autoritet qeveritare të Barcelonës.

Referendumi për pavarësinë e Katalonisë ka filluar në mënyrë kaotike, me përplasje e dhunë. Qeveria spanjolle ka premtuar të ndalojë votimin që u shpall i paligjshëm nga gjykata kushtetuese e vendit. Numri i të lënduarve u konfirmua nga një zëdhënës i qeverisë rajonale katalanase, si dhe në departamentin e shëndetësisë të rajonit. Qeveria e Katalonjës ka hapur një blog në faqen e internetit të ‘WordPress’ në mënyrë që qytetarët për të hedhin votat në internet, pasi rojet civile mbyllën një sërë platformash dhe aplikacionesh online të dedikuara për këtë qëllim. Oficerët e policisë bllokuan votuesit e shumtë nga hyrja në qendrat e votimit, dhe gjithashtu po konfiskojnë kutitë e votimit. Ata janë duke  gjuajtur me plumba gome njerëzit që po presin në radhë për të votuar dhe po përdorin dhunë ndaj tyre. Një person i qëlluar në sy me një plumb gome i është nënshtruar një kirurgjie në spitalin ‘Sant Pau’ në Barcelonë, sipas mediave spanjolle. Votuesi i plagosur thuhet se u sulmua nga forcat e rendit pasi ata u përpoqën të ndalonin njerëzit të votonin. “Përdorimi i papërgjegjshëm dhe i pajustifikuar i dhunës nga shteti spanjoll nuk e minon dot dëshirën e popullit katalanas për një votë paqësore dhe demokratike. Ai vetëm sa e sqaron edhe më shumë situatën, në sytë e personave që ende ushqenin dyshime dhe në sytë e të gjithë botës, se çfarë është në lojë në një ditë si kjo. Dhunë, shkopinj e plumba gome, agresion kundër njerëzve të mbledhur qetësisht për të mbrojtur kutitë, fletët dhe qendrat e tyre të votimit”, tha Carles Puigdemont, presidenti i Katalonjës.

 

Tags