Franca dhe Gjermania mbështesin Spanjën e bashkuar
(last modified Wed, 11 Oct 2017 07:18:55 GMT )
Tetor 11, 2017 09:18 Europe/Tirane
  • Franca dhe Gjermania mbështesin Spanjën e bashkuar

Qeveritë evropiane kanë thyer heshtjen e tyre kundrejt çështjes së Katalonjës. Qeveria franceze dhe ajo gjermane, kanë mbështetur qeverinë e Spanjës.

Angela Merkel kancelare e Gjermanisë në një bisedë telefonike me Mariano Rajoy shprehu mbështetjen e Berlinit për një Spanjë të bashkuar. Volfgan Shauble ministër i financave të Gjermanisë gjithashtu pasi shprehu mbështetjen për qeverinë e Spanjës tha se pavarësia e Katalonjës është në dëm të Bashkimit Evropian dhe në dëm të ekonomisë së vendeve anëtare. Edha Franca një tjetër vend i fuqishëm i BE ka shprehur mbështetjen për qeverinë e Spanjës dhe ka mbajtur qëndrime të ashpra ndaj pavarësisë së Katalonjës. Ka qenë ministri i financave i Francës Natali Luise i cili në një intervistë për televizionin francez ka thënë se Parisi nuk do të ndihmojë aspak Katalonjën në rast të shpalljes së pavarësisë. Qëndrimet e ashpra të autoriteteve evropiane dhe të vetë Komisionit Evropian kundër pavarësisë së Kosovës mesa duket e kanë detyruar kreun e këtij rajoni të tërhiqet. Një fjalim i duartrokitur në fund nga ligjvënësit separatistë dhe i kritikuar ashpër si një “grusht shteti” nga opozitarët në Parlamentin rajonal të Katalonjës, sikurse edhe nga qeveria qendrore e Madridit, ishte ai i mbajtur nga presidenti katalanas Carles Puigdemont mbrëmjen e kësaj të marte. Puigdemont tha se “kishte mandatin për të deklaruar pavarësinë” e rajonit verilindor, por propozoi ndërkohë “të priste disa javë për të favorizuar dialogun”, duke pezulluar efektet e referendumit të 1 tetorit, fitorja në të cilin i jepte atij mundësinë të implementonte dëshirën për shkëputje nga Spanja. Por burime nga qeveria e Madridit kanë reaguar, duke e quajtur “deklaratën e nënkuptuar të pavarësisë së pezulluar” si të papranueshme. “Është e papranueshme të bëhet një deklaratë propozimi pavarësie, e më pas të pezullohet në mënyrë të qartë. Qeveria nuk do të dorëzohet përpara shantazheve”, ka thënë një burim i qeverisë së Madridit, i cituar nga agjencia “EFE”, që shtonte se referendumi ishte “mashtrim dhe i paligjshëm”. Media tjetër spanjolle “El Pais” shkroi fillimisht në faqen e internetit se qeveria e Mariano Rajoyt i konsideron fjalët e Puigdemont “deklaratë pavarësie”, ndaj të cilave do të përgatisë edhe kundërpërgjigjen. Edhe udhëheqësi i opozitës në Parlamentin rajonal të Katalonjës tha se deklarata e Puigdemont ishte thjesht një “puç”, i cili nuk gëzon madje as mbështetjen e Europës. Ines Arrimadas, kryeopozitarja nga radhët e “Ciudadanos” tha se shumica e katalanasve ndihen katalanas, spanjollë dhe europianë, e për këtë arsye nuk do t’i lejojnë zyrtarët rajonalë “t’u thyejnë zemrat”. Ndërkohë, pati edhe nga ata katalanas pro pavarësisë që mbetën të zhgënjyer. Shumë prej tyre kishin zbritur në shesh dhe ndiqnin deklaratën nga ekranet e mëdhenj, por në fund reaguan ashpër ndaj Puigdemont, duke e quajtur atë “tradhtar”. Komisioni Evropian përsëriti të martën thirrjen për dialog mes Spanjës dhe Katalonjës për ti dhënë fund krizës që ka përfshirë dy vendet, në kuadër të shqetësimeve që autoritetet katalanase mund të shpallin pavarësinë. Deklaratat nga Komisioni për nxitje dialogu mes dy vendeve, vijnë pasi sipas paralajmërimeve të më hershme, sot pritet që Presidenti katalanas të shpallë pavarësinë e Katalonjës. Gjatë një konference të përditshme për shtyp zëdhënësi i Komisionit Europian, Alexander Winterestein, duke iu adresuar Spanjës dhe Katalonjës, përsëriti thirrjen e ekzekutivit  të Bashkimit Europian për ti dhënë fund konfrontimit, dhe se kriza mes dy vendeve duhet të kthehet në dialog. Komisioni Evropian ka besim tek aftësitë e kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy, për të zgjidhur situatën.

 


 

Tags