Mogherini dhe Amano bisedojnë rreth marrëveshjes bërthamore
(last modified Tue, 07 Nov 2017 11:46:15 GMT )
Nëntor 07, 2017 12:46 Europe/Tirane
  • Mogherini dhe Amano bisedojnë rreth marrëveshjes bërthamore

Shefja e diplomacisë Evropiane gjatë qëndrimit të saj në Uashington, ka biseduar me drejtorin e përgjithshëm të ANEA në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, e cila ka shkuar në Uashington për të biseduar me autoritetet amerikane në lidhje me marrëveshjen bërthamore të arritur mes Iranit dhe Grupit 5+1, është takuar dhe ka biseduar me Jokia Amano, drejtori i përgjithshëm i ANEA. Zyra përfaqësuese e BE në Amerika ka njoftuar se znj. Mogherini në këtë takim me Amano ka biseduar në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe rreth çështjeve përkatëse me ndalimin e përhapjes së armëve bërthamore. Shefja e diplomacisë evropiane gjatë qëndrimit në Uashington do të takohet edhe me Mike Pence, zv/presidentin e Amerikës dhe me disa funksionarë të lartë të Senatit dhe të Kongresit të Amerikës me të cilët do të bisedojë në lidhje me zbatimin e marrëveshjes bërthamore. Vlen të theksohet se znj. Mogherini dhe z. Amano disa herë kanë reaguar ndaj qëndrimeve të Uashingtonit kundër marrëveshjes bërthamore dhe kërcënimit të presidentit amerikan për dalje nga kjo marrëveshje dhe kanë theksuar se Irani ka zbatuar dhe po zbaton plotësisht këtë marrëveshje, prandaj duhet ruajtur kjo marrëveshje ndërkombëtare.

Tags