13 viktima në sulmet e Boko Haram në Nigeri
(last modified Sat, 02 Dec 2017 17:23:57 GMT )
Dhjetor 02, 2017 18:23 Europe/Tirane
  • 13 viktima në sulmet e Boko Haram në Nigeri

Siç njofton agjencia Reuters, Dy sulme të grupit terrorist takfirist Boko Haram kanë lënë 13 njerëz të vdekur në verilindje të Nigerisë. Zëdhënësi i policisë në shtetin Borno, ku ndodhën sulmet të shtunën, thanë se sulmet me bomba në qytetin Biu, gjithashtu plagosën mbi 50 vetë.

Nuk ishte e qartë se sa njerëz u vranë në sulmin e parë, kur një grua që priste në një radhë të shpërndarjes së ndihmave shpërtheu eksplozivin e saj dhe sa në sulmin e dytë, që ndodhi aty afër. Gjatë tetë viteve të kryengritjes së Boko Haram, ky grup terrorist ka vrarë 20,000 njerëz dhe ka shkaktuar miliona të zhvendosur në verilindje të Nigerisë dhe në vendet fqinje. Një anëtar i ekipit të ndihmës në qytetin Biu, tha se gruaja që kreu sulmin u duk e relaksuar dhe po hante një banane ndërsa priste në radhë me të tjerët. Ajo dhe gruaja tjetër u vranë në shpërthimet. Boko Haram zakonisht përdor gratë dhe vajzat për të kryer sulme në Nigerinë verilindore, veçanërisht tani që grupi është dëbuar nga bastionet e tij të vjetra rreth kryeqytetit provincial Maiduguri.

 

Tags