Miratohet rezoluta në mbështetje të myslimanëve Rohingya
(last modified Mon, 25 Dec 2017 07:29:09 GMT )
Dhjetor 25, 2017 08:29 Europe/Tirane
  • Miratohet rezoluta në mbështetje të myslimanëve Rohingya

AP e OKB ka miratuar një rezolutë ku dënohen krimet e qeverisë së Minamarit ndaj myslimaneve Rohingia.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia franceze e lajmeve sipas të cilës AP e OKB me 122 vota pro kundrejt 10 votave kundër dhe 24 votave abstenim ka miratuar rezolutën në mbështetje të myslimanëve Rohningia dhe për të dënuar veprimet e qeverisë së Mianmarit ndaj myslimanëve të shpërngulur në Bangladesh. OKB në një njoftim të saj bëri të ditur se ¼ e fëmijëve Rohingya që janë shpërngulur në Bangladesh, përballen me krizën e mungesës së theksuar të ushqimit. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Rusia Today e cila citon z. Chritofe Bopulierac zëdhënës i UNICEF-it të ketë thënë se 27% e fëmijëve Rohingia që janë shpërngulur nga Mianmari dhe janë vendosur në Bangladesh kanë mungesë të theksuar ushqimesh dhe vuajnë nga kequshqimi. Përveç UNICEF edhe Kryqi I Kuq Ndërkombëtar ka shprehur shqetësimeve mbi gjendjen e fëmijëve në Mianmar.  Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq së bashku me komitetin ndërkombëtar të Gjysmë Hënës së Kuqe kanë vlerësuar se do të duhen rreth 200 milionë dollarë të tjera për të ndihmuar fëmijët myslimanë, Rohingya, të cilët kanë ikur nga Mianmari për në Bangladesh. Bangladeshi dhe organizatat humanitare po bëjnë përpjekje të ndihmojnë mbi 900 mijë Rohingya që kanë arritur në Bangladesh, që kur myslimanët Rohingya kishin marrë ofensivë në Mianmar. 

Tags