Negociatat mes Seulit dhe Penianit, shkojmë më larg se sa lojërat olimpike dimërore
(last modified Mon, 08 Jan 2018 12:31:29 GMT )
Janar 08, 2018 13:31 Europe/Tirane
  • Negociatat mes Seulit dhe Penianit, shkojmë më larg se sa lojërat olimpike dimërore

Koreja Jugore është shprehur optimiste se në negociatat e së nesërmes me Korenë Veriore, përveç lojërave dimërore olimpike, do të shqyrtohet edhe mundësia për takimin mes familjeve që kanë mbetur mbrapa kufijve të të dy vendeve.

Sipas France Press, Seuli po kërkon një rrugë që në negociatat që pritet të zhvillohen nesër me autoritetet e Penianit, të bisedohet edhe për çështjen e takimit të familjeve të cilat pas luftës në Gadishullin Korean, kanë mbetur prapa kufijve të të dy vendeve. Vlen të theksohet se të dy palët javën e kaluar kanë rënë dakord për zhvillimin e negociatave për dërgimin e delegacionit sportiv të Penianit në lojërat olimpike dimërore në Korenë Jugore. Ndërkohë që lideri verikorean ditë më parë ka deklaruar se rrethanat duhet të jenë në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve me Korenë Jugore.

Tags