Zbulohet abuzimi seksual i punonjëseve të OKB
(last modified Fri, 19 Jan 2018 15:12:14 GMT )
Janar 19, 2018 16:12 Europe/Tirane
  • Zbulohet abuzimi seksual i punonjëseve të OKB

Gazeta “The Guardian” në një raport të saj ka thënë se një numër i punonjëseve të OKB gjatë viteve të kaluara janë bërë viktimë e abuzimit seksual, mirëpo kanë heshtur nga frika e pasojave të ankesës.

Kjo gazetë e Londrës ka shkruar se janë mbledhur informacione nga punonjëset dhe ish-punonjëset e OKB të cilat tregojnë se në këtë organizatë kultura e heshtjes dhe e ndjenjës së pasigurisë dhe mosmbrojtja sundon në të gjitha sektorët. Stephan De Xharik, zëdhënësi i OKB, thotë se Antonio Gutteres, sekretari i përgjithshëm i OKB, synon t’i trajtojë këto skandale pa mbyllur sytë nga askush. Guardian shkruan se kjo është në kohën kur shumica e viktimave të abuzimit seksual në OKB ndodhen nën presion dhe kryesit e këtij krimi kryesisht nuk ndëshkohen. Sipas këtij burimi, nga 15 viktima të intervistuara në lidhje me këtë çështje, vetëm shtatë persona kanë pranuar të flasin duke preferuar të mbesin të paidentifikuara. Një prej femrave viktimë të këtij lloj krimi është kërcënuar se në rast të raportimit në lidhje me këtë çështje, do të humbë vendin e punës.

Tags