Qeveria franceze akuzon Iranin për planin e mbrojtjes raketore
(last modified Mon, 22 Jan 2018 14:11:49 GMT )
Janar 22, 2018 15:11 Europe/Tirane
  • Qeveria franceze akuzon Iranin për planin e mbrojtjes raketore

Qeveria franceze akuzon Iranin për shkelje të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për ndjekjen e një programi raketash balistike.

Ministria e jashtme franceze akuzoi Iranin për shkelje të Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, transmeton televizioni Al Hadath. Në këto pretendime, qeveria franceze i referohet aktivitetet të raketave iraniane me qëllim sigurimin e aftësive të armëve bërthamore, ndërsa ANEA deri më tani asnjëherë nuk ka konfirmuar se Irani po kryen aktivitete të tilla bërthamore. Ministri i jashtëm francez të hënën duke folur në lidhje me vizitën e tij në Teheran që do të zhvillohet më 5 mars, tha se ai do të diskutojë me zyrtarët iranianë në lidhje me çështjen e raketave balistike.

 

Tags