OKB paralajmëron mbi gjendjen e myslimanëve Rohingya
(last modified Sun, 04 Feb 2018 07:10:05 GMT )
Shkurt 04, 2018 08:10 Europe/Tirane
  • OKB paralajmëron mbi gjendjen e myslimanëve Rohingya

Komisari i lartë i OKB për të shpërngulurit dhe emigrantët ka paralajmëruar mbi mbytjen masive të myslimanëve Rohingya për shkak të përmbytjeve që zakonisht ndodhin në Bangladesh me ardhjen e sitës së shirave.

Andrea Masik, zëdhënës i zyrës së komisariatit të lartë të OKB për çështjet e refugjatëve, ka thënë se kushtet klimatike në Bangladesh kanë shtuar mundësinë e përmbytjeve dhe me dhjetëra mijëra myslimanë Rohingya rrezikojnë të mbyten. Në rast të ndonjë përmbytjeje, do të krijohen probleme serioze në përpjekje për dërgimin e ndihmave për myslimanët që janë përqendruar nëpër kampe në Bangladesh. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësime të thella për dëbimin e refugjatëve myslimanë Rohingya nga Bangladeshi dhe kthimin e tyre me detyrim në Mianmar. UNHCR ka deklaruar se dëbimi i refugjatëve Rohingia nga Bangladeshi dhe kthimi i tyre në mënyrë të detyruar në Mianmar, është shqetësues dhe së pari duhet të sigurohen dhe garantohet siguria dhe kushtet e jetesës pas kthimit të tyre në Mianmar. Para kësaj David Beasley, drejtor i Programit Botëror të Ushqimit që vepron në kuadër të OKB, ka deklaruar se për kthimin e myslimanëve Rohingya në Mianmar, nuk kanë ndryshuar kushtet dhe nuk janë fare të përshtatshme sepse ata po përjetojnë tragjedi të cilat nuk mund as të mendohen. OKB së fundi ka deklaruar se ushtria e Mianmarit po kryen spastrim etnik dhe gjenocid kundër myslimanëve Rohingya të këtij vendi.

Tags