Qeveria nigeriane do ta mbajë Zakzakin në burg derisa të vdesë
(last modified Thu, 15 Mar 2018 19:38:10 GMT )
Mars 15, 2018 20:38 Europe/Tirane
  • Qeveria nigeriane do ta mbajë Zakzakin në burg derisa të vdesë

Lëvizja Islame në Nigeri deklaroi se qeveria në Abuxha ka në plan ta mbajë udhëheqësin e kësaj lëvizjeje Sheik Ibrahim Zakzaki dhe gruan e tij Zinah në paraburgim derisa të vdesin.

"Tiranët që mbajnë rob sheikun trim, a mos janë duke pritur që koha ta vrasë atë  pasi që Allahu e ka shpëtuar nga përpjekja e tyre për ta vrarë me fuqinë e tyre ushtarake?" tha zëdhënësi i  Lëvizjes Islamike Nigeriane, S.I. Ahmad. "Sheik Zakzaki është qëlluar nga afërsia për të vdekur, por Allahu dëshiron ta shohë atë gjallë nga sulmi barbar i dhjetorit 2015 . Ai është privuar nga kujdesi i duhur mjekësor, por ai ende jeton", shtoi Ahmad. Deklaratat e tij u bënë në fund të një tubimi proteste të mbajtur në Abuxha, ku  një numër i madh demonstruesish bënin thirrje për lirimin e Zakzakit. Kleriku më i lartë shi'it i Nigerisë humbi syrin e tij të majtë në një sulm të kryer nga ushtria nigeriane në rezidencën e tij në qytetin verior Zaria në dhjetor 2015. Gjatë bastisjes, gruaja e Zakzakit pësoi plagë të rënda dhe më shumë se 300 pasuesi të tij dhe tre nga djemtë e tij u vranë barbarisht. Zakzaki, gruaja e tij, dhe një numër i madh i pasuesve të klerikëve që prej asaj kohe kanë qenë në paraburgim. Pavarësisht nga vendimi i Gjykatës së Lartë Federale, e cila urdhëroi lirimin e tij të pakushtëzuar në vitin 2016, qeveria nigeriane nuk pranoi ta lirojë atë.

 

Tags