Pse nuk shkatërrohen lëvizjet kërkuese të së vërtetës që i atribuohen Ehli Bejtit? Një vështrim qytetërues ndaj martirizimit dhe rezistencës
(last modified 2024-10-13T18:29:31+00:00 )
Tetor 13, 2024 20:29 Europe/Tirane
  • Dëshmori Sejed Hasan Nasrallah në takim me Ajetullah Khamenei
    Dëshmori Sejed Hasan Nasrallah në takim me Ajetullah Khamenei

ParsToday, një anëtar akademik i Institutit Kërkimor të Kulturës dhe Shkencave Islame, duke iu referuar namazit të xhumasë "Nasr" me praninë e Ajetullah Khamenei dhe qytetarëve të shtresave të ndryshme të popullit iranian, pas sulmit raketor të Iranit kundër regjimit izraelit dhe kërcënimeve të njëpasnjëshme nga ky regjim, tha: "Namazi i xhumasë "Nasr" është një lloj manifestimi i jetës duke besuar në vdekje dhe ekzistencë".

Hoxhatul-Islam Habibullah Babaei, profesor dhe anëtar i Bordit Akademik të Institutit Kërkimor të Kulturës dhe Shkencave Islame, në webinarin "Nasr minn Allah (Fitorja është nga Zoti) dhe e ardhmja e rezistencës" organizuar nga Instituti Kërkimor i Shkencave Politike dhe Mendimit dhe Instituti Kërkimor i Qytetërimit dhe Studimeve Sociale të Institutit Kërkimor të Shkencës dhe Kulturës Islame, shprehu ngushëllimet e tij për rënien heroike të komandantëve të rezistencës dhe liderit të rezistencës libaneze, Sejed Hassan Nasrallah tha: "Umeti Islam sot është në zi të madhe për humbjet e mëdha të rezistencës në nivel të rajonit. Gjithashtu, dëshiroj të përgëzoj ngjarjet e njëpasnjëshme sot në botën islame që kanë ndodhur në drejtim të dobësimit të regjimit pushtues sionist dhe sistemit hegjemonisë në nivel botëror dhe rajonal".

Sipas ParsToday, profesori i Institutit Kërkimor të Kulturës dhe Shkencave Islame, duke iu referuar teologjisë praktike dhe jo diskutimeve abstrakte për të krijuar një lëvizje, deklaroi: "Në ato ngjarje që ndodhen pas Islamit dhe pas rënies së dëshmorëve të mëdhenj në historinë e Islamit, praktikisht ne ndeshemi me një lloj teologjie të jetës dhe vdekjes, e cila duket se kjo lloj teologjie e jetës dhe vdekjes nuk ka mbetur e kufizuar vetëm në mendjet tona dhe në zemrat tona, por ka gjetur një shtrirje efektive shoqërore".

Ai theksoi peshën e vdekjeve që kanë në formimin e qytetërimeve dhe theksoi: "Në thelb, martirizimi në historinë e Islamit nuk çon në ndalimin e lëvizjes, nuk shkakton ndalje dhe as disfatë, sepse dëshmori dhe martirizimi krijon modele dhe shëmbëlltyrë, kjo është pika ku përhapet dhe shumëzohet martirizimi, pra në mënyrë që pas martirizimit të gjeneralit Kasem Solejmani, dëshmorit Sejed Hasan Nasrallah dhe dëshmorëve të tjerë, ne vërejmë përhapjen dhe rritjen e tyre. Ky model dhe shëmbëlltyrë është bërë shkak që një popullsi e re dhe një numër i madh i publikut në shoqërinë islame të ndryshojnë rrugën e tyre dhe praktikisht të krijojnë koka dhe krerë të rinj. Kjo është një nga pikat dhe mekanizmat që praktikisht e krijon martirin si çështje teologjike dhe martirizimin si fenomen teologjik dhe e zgjeron dhe e zhvillon atë në nivel shoqëror. Prandaj, përkrah shndërrimit të dëshmorit si shëmbëlltyrë, krijohet edhe një fenomen shoqëror siç është interpretimi i dëshirës dhe aspiratës për martirizim dhe në shoqëri formohet vullneti për të rënë dëshmor".

Hoxhetul-Islam Babaei duke theksuar në këtë se aspirata për martirizim krijon një lëvizje e cila esencialisht është e pavdekshme, deklaroi:

"Kjo është pika e kthesës që sot vë përball njëri-tjetrit qytetërimin Islam dhe qytetërimin e Perëndimit. Kështu që ajo me të cilën ndeshemi kur të përballemi me botën perëndimore, nuk janë vetëm dy qytetërime, por një lloj filozofie e jetës dhe e të jetuarit".

Ai duke vë në dukje organizimin e ceremonisë së namazit të xhumasë "Nasr" me praninë e Ajetullah Khamenei dhe qytetarëve të shtresave të ndryshme të popullit iranian, pas sulmit raketor të Iranit kundër regjimit pushtues izraelit dhe kërcënimeve të njëpasnjëshme nga ky regjim, tha: "Në ceremoninë e namazitë të së premtes "Nasr", nuk ishte vetëm çështja e prezantimit të një atmosfere të sigurt në Republikën Islamike të Iranit dhe brenda Revolucionit Islamik, por në atë ceremoni esencialisht u manifestua një mënyrë jetese dhe besimi në vdekje dhe ekzistencë".

Anëtari i bordit shkencor të Institutit Kërkimor të Kulturës dhe Shkencave Islame deklaroi: "Ju duhet ta krahasoni këtë çështje me atë që po ndodh në strehimoret e territoreve të pushtuara dhe në Tel Aviv. Pra, ajo që shohim në trupin e rezistencës, ka një thellësi kuptimplote dhe teologjike që praktikisht përcakton në të vërtetë mënyrën e të jetuarit dhe të vdekjes për ne, dhe pikërisht kjo është ajo që përcakton fitoren dhe humbjen për ne".

Profesor Hoxhetul-Islam Babaei vuri në dukje edhe domethënien e rezistencës në vështrimin teologjik dhe tha:

"Çështja e rezistencës në fushëbetejë është si besimi në fushëbetejë. Duke qenë në zemër të rezistencës dhe duke ndjerë atmosferën e rezistencës, do të gjeni një interpretim të ri global të besimit dhe veprimit të drejtë".

Ai vazhdoi: "Çështja e besimit në fushëbetejë, për ne krijon çështjen e shpresës. Ne nuk përballemi me zhgënjim në asnjë nga këto faza. Ndonjëherë dështimet e afërta ofrojnë horizonte të reja për shpresat në periudhën afatmesme dhe afatlargët".

Profesor Hoxhetul-Islam Babaei duke iu referuar globalizimit të rezistencës, ai tha: "Realiteti është se globalizimi nuk ishte pas epokës islame por edhe në epokën paraislamike me globalizimin e dy poleve të Perëndimit dhe Lindjes, dhe më pas globalizimi i Hazreti Isait a.s. dhe pas kësaj ndodhi globalizimi i Islamit dhe tani po vërejmë edhe çështjen e globalizimit të rezistencës".

Ai tha:

"Globalizimi i rezistencës në thelb e heq frontin e rezistencës nga një, dy dhe tre vende dhe e vendos atë në zemër të vendeve islame, pastaj e përhap edhe në nivel botëror, madje edhe në vendet evropiane dhe amerikane, në atë mënyrë që të dëgjojmë arenën e rezistencës, mbështetësit dhe zërin e rezistencës nga këto vende".

Në fund, Hoxhatul-Islam Babaei theksoi se përveç lëvizjes së rezistencës, edhe liderët e rezistencës po bëhen edhe globale dhe tha: "Meqë një prijës nga cepi i botës së rezistencës bie dëshmor, ndjenja e zbrazëtisë së tij ndihet në të gjithë botën e rezistencës, prandaj, për një njeri të madh si Sejed Hassan Nasrallah në Iran, Jemen, Irak dhe Palestin mbajnë zi dhe vajtojnë, ndërsa në një vend tjetër shohim se kemi një lider i cili mund të mbush sado pak zbrazëtirën e udhëheqjes, tani kjo udhëheqje mund të jetë në Iran ose Jemen dhe Irak, nuk ka rëndësi. Me fjalë të tjera, globalizimi i sferës së liderëve të rezistencës praktikisht e ka nxjerrë çështjen e udhëheqjes së rezistencës jashtë rrethanat gjeografike dhe të një vendi të veçantë dhe e ka kthyer atë në një fenomen global, kështu që nuk ekziston mundësia që me lehtësi të krijohet zbrazëtirë në fushën e udhëheqjes së rezistencës.

 

Tags