Këshilltarja e Fedrika Mogherini flet për marrëveshjen bërthamore
(last modified Tue, 08 May 2018 07:42:31 GMT )
May 08, 2018 09:42 Europe/Tirane
  • Këshilltarja e Fedrika Mogherini flet për marrëveshjen bërthamore

Këshilltarja e Federika Mogherini, shefe e diplomacisë evropiane, ditën hënë pasi e cilësoi presidentin amerikan një njeri që i pëlqen vetja, ka thënë: Evropa në çështjen bërthamore nuk duhet t’i kushtojë kaq shumë vëmendje atij.

Natalie Toci në rrjetin e saj Tëitter ka shkruar se Evropa nuk duhet t’i kushtojë vëmendje presidentit Donald Trump dhe duhet të ruajë linjën e saj për mbrojtjen dhe ruajtjen e marrëveshjes bërthamore edhe pa praninë e Amerikës. Sabotimet e Amerikës në zbatimin e marrëveshjes bërthamore janë shtuar akoma më shumë me futjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë i cili ka vënë në rrezik këtë marrëveshje ndërkombëtare. Donald Trump përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe ka kërkuar anulimin e saj, mirëpo bota e ka kundërshtuar këtë veprim të presidentit të Amerikës. Presidenti amerikan ka kërcënuar se ai do të dalë prej marrëveshjes bërthamore në rast se nuk plotësohen kërkesat e tij për ndryshimin e kësaj marrëveshjeje. Donald Trump pritet të japë vendimin e tij përfundimtar sot lidhur me marrëveshjen bërthamore.

Tags