Chealsy Clinton: Administrata e Uashingtonit është e mbushur me padrejtësi dhe korrupsion
(last modified Mon, 28 May 2018 13:02:22 GMT )
May 28, 2018 15:02 Europe/Tirane
  • Chealsy Clinton: Administrata e Uashingtonit është e mbushur me padrejtësi dhe korrupsion

Vajza e Hilary dhe Bill Clinton ka deklaruar se politikat e administratës së Amerikës janë të mbushur me padrejtësi dhe korrupsion.

Gazeta "The Guardian" në një raport të saj ka shkruar se Chealsy Clinton, vajza e Hilary dhe Bill Clinton, ish-presidentit të Amerikës, gjithashtu ka kritikuar ashpër politikat e administratës së Trump dhe ka thënë se vendimet e gabuara të Trump janë bërë shkak që Amerikës të poshtërohet dhe të humbë kredibilitetin. Chealsy Clinton gjithashtu në lidhje me vizitën e programuar të Donald Trup në Britani në muajin qershor, ka thënë se nëse ajo do të ishte një qytetare britaneze, do të protestojë kundër vizitës së tij sepse ai me veprimet e tij po shkatërron kredibilitetin e Amerikës. Linja e politikës së Trump është urrejtja dhe zbatimi i saj konsiderohet prioritet në të gjitha veprimet e tij. Trump është shkaktari kryesor për shtimin e diskriminimit racor dhe dhunës së armatosur në Amerikë, - ka thënë ndër të tjera vajza e ish-presidentit amerikan.

Tags