OKB kërkon nga Mianmari të shpejtojë kthimin e myslimanëve Rohingya
(last modified Fri, 10 Aug 2018 12:58:38 GMT )
Gusht 10, 2018 14:58 Europe/Tirane
  • OKB kërkon nga Mianmari të shpejtojë kthimin e myslimanëve Rohingya

Agjencitë për ndihma të Kombeve të Bashkuara i kanë bërë thirrje Mianmarit të mërkurën për të përmirësuar kushtet në shtetin Rakhine, në mënyrë që të realizohet kthimi i sigurt i qindra mijëra refugjatëve Rohingya nga Bangladeshi, transmeton Reuters.

Komisioni i Lartë i OKB-së për refugjatët (UNHCR) dhe Programi për Zhvillim (UNDP) kanë thënë në një deklaratë të përbashkët, se atyre iu duhet qasje e plotë në shtetin Rakhine dhe se janë duke pritur për leje, në mënyrë që të dërgojnë një ekip në qytetin Maungdaw. Kombet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje me Mianmarin në fillim të muajit qershorit për të lejuar mijëra myslimanë Rohingya të kthehen në baza vullnetare në vendet e tyre. Mirëpo pakti sekret, i parë nga agjencia e lajmeve Reuters nuk garanton shtetësi apo liri të lëvizjes së lirë në këtë shtet për këta persona. Më shumë se 700,000 myslimanë Rohingya janë larguar nga Mianmari, si pasojë e një dhunës ushtarake që kanë nisur në muajin gusht të vitit të kaluar, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të një grupi të armatosur Rohingya.

Tags