OPEC-u mbështet balancimin e tregut të naftës
(last modified Mon, 24 Sep 2018 09:09:24 GMT )
Shtator 24, 2018 11:09 Europe/Tirane
  • OPEC-u mbështet balancimin e tregut të naftës

Komiteti i përbashkët ministror për monitorimin e akordit për uljen e prodhimit të naftës së vendeve anëtare të OPEC-ut dhe vendeve të tjera jo anëtare, ka mirëpritur vendosjen e një balance në tregun e naftës.

Disa prej anëtarëve të OPEC-ut kanë mbështetur idenë e vendosjes së një balance mes kërkesës dhe prodhimit në tregun botëror të naftës. Muhamed Barkino sekretari i përgjithshëm, Sohejl Mazruei kreu periodik i OPEC-ut dhe Mustafa Gejtoni ministër i energjisë i Algjerisë në një konferencë të përbashkët shtypi kanë theksuar ruajtjen e stabilitetit dhe çmimit të naftës me qëllim garantimin e interesave të konsumatorit. Takimi i komitetit të përbashkët ministror për monitorimin e akordit për uljen e prodhimit u mbajt ditën e dielë në Algjeri.

Tags